Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nacionalizmi nuk e shpëton dot Berishën Empty Nacionalizmi nuk e shpëton dot Berishën

Fri 7 Dec 2012 - 12:59
Zamira Cavo- Që adrenalina e festimeve do të ngrinte tonet e deklaratave
patetike, kjo ishte e ditur. Madje ishte e parashikueshme edhe
ndryshimi në ligjërimin politik të kaheve të ndryshme të politikës.


Ajo që nuk pritej, është
ndryshimi jashtë çdo lloj kornize politike, i deklarimeve nacionaliste
të Kryeministrit të Shqipërisë. Për 20 vjet, Berisha ka qenë shumë i
kujdesshëm që të mos binte në “grackat” e nacionalizmit, jo sepse nuk ka
dashur ta përdorë këtë kartë, por nuk i është nevojitur. Dhe ka disa
arsye që Berisha nuk e ka përdorur këtë kartë më parë, sikundër ka disa
të tjera, që e shtyjnë ta përdorë tani.

Zakonisht me kartën e
nacionalizmit luajnë politikanët që janë në fillim të karrierës së tyre
politike dhe që nuk kanë mbështetjen e duhur, brenda dhe jashtë vendit.
Në shoqëritë jo shumë të emancipuara, loja me patriotizmin është mjaft
efikase, sepse i bën qytetarët të ndihen të barabartë përpara “detyrës”
ndaj kombit e atdheut! Është një mënyrë e rritjes së kuotave politike
brenda vendit dhe kur këto kuota rriten, atëherë bëhesh faktor dhe
krijon mbështetjen nga jashtë. Por Berisha nuk bën pjesë në këtë
kategori. Ai i rriti kuotimet e tij, në mënyrë permanente, me luftën
kundër komunizmit. Ndaj nuk i është dashur asnjëherë të përdorë kartën e
nacionalizmit. Madje ai ka qëndruar koherent ndaj shfaqjeve të
nacionalizmave brenda vendit, sepse e ka ditur çfarë reagimi negativ
mund të vinte jo vetëm nga vendet fqinje, por edhe nga Europa zyrtare.
Përkundrazi, Berisha është treguar tejet liberal, deri në antikombëtar,
kur ka ardhur puna për reagime të detyrueshme dhe të nevojshme për
vendin. Ai ka vepruar në kurriz të vendit dhe madje edhe të Kosovës,
duke shitur pjesë territori, duke mos vepruar në ekonomi, duke anuluar
tenderë që kanë të bëjnë me zhvillimet e dy vendeve tona. Berisha ka
nxitur një politikë zyrtare të nënshtruar tërësisht ndaj interesave të
fqinjëve. Por sot, çuditërisht, përdor kartën e patriotizmit deri në
nacionalizëm. Kur them çuditërisht, kjo jo në kuptimin e parë të fjalës
çudi, pasi veprimet e z. Berisha mendoj se nuk duhet të çudisin më njeri
të arsyeshëm në këtë vend. Puna është se duhen lexuar shkaqet që e
shtynë të përdorë këtë kartë. Nuk mendoj se është ngritja e adrenalinës
patriotike që u vërejt gjatë gjithë ditës së festimeve të 100-vjetorit.
Më shumë se kjo, është nevoja për ta përdorur këtë kartë pasi këto
festime treguan dukshëm se:

- Populli shqiptar, si i
Shqipërisë dhe ai i Kosovës, është ende shumë i ndjeshëm ndaj faktit që
Shqipëria akoma nuk është bërë sikundër u ëndërrua në 1912. Vetëm ky
ideal i pastër nacionalist mblodhi në shesh kaq shumë njerëz! Berisha e
pa me sytë e tij këtë, ndaj u mundua ta shfrytëzojë në favor të
kredibilitetit të brendshëm, që i ka rënë në kufijtë më minimalë të
kohës së tij politike. Dukja ishte qeleshja që vuri në kokë në Vlorë.
Ankthi se mos dikush tjetër ia rrëmbente këtë gjetje politike, e shtyu
në padurimin për të ndërprerë Presidentin, duke thirrur “mesazherët e
flamurit”.

- Askush nuk mund ta mohojë se ovacionet për
opozitën ishin të mëdha në Vlorë dhe kjo sigurisht që nuk mund të mos i
binte në sy Berishës. Si politikan, ai e ndjeu se me festimet e Vlorës,
opozita ka fituar qytetarinë në 100-vjetorin e Pavarësisë. Kaq shumë i
ka “dhembur” kjo z. Berisha, sa në konferencën për shtyp, me “shakatë” e
tij që nuk bëjnë të qeshë askënd, tha: “Ovacionet ishin, ju e patë,
shumë të mëdha… populli thërriste Berisha, Berisha, pati dhe ndonjë zë
femre që thërriste Rama…”. Më thoni a ka Kryeministër në botë që mund të
bëjë deklarime të tilla foshnjarake në shtyp? Kjo tregon se Berisha
është ndier shumë keq në Vlorë, ndaj i ka thirrur mendjes dhe e gjeti si
kartën e shpëtimit nacionalizmin. Në këtë rast, jam e bindur se,
Berisha ka llogaritur edhe reagimet negative të fqinjëve tanë.

- Por mendoj se si një politikan që demagogjinë e ka lojën e vet të
preferuar dhe që, në realpolitikën e ditës, ka vepruar gjithnjë i
nënshtruar” ndaj të huajve, ka menduar se deklaratat e tij brenda vendit
do të mirëkuptoheshin nga fqinjët si jo “reale”, si “historike” etj.,
etj. Por nuk ndodhi kështu, dhe Berisha është i detyruar të ndryshojë
këndvështrimin ose edhe më tej, të ndryshojë sloganet e nacionalizmit.
Në botën e sotme, askush nuk mund të përkrahë një shfaqje nacionalizmi
që vjen nga një Kryeministër që aspiron hyrjen në BE. Pra, Berisha po
luan me blofin politik, për të fituar një kredibilitet te populli që në
përgjithësi nuk e beson më. Nëse Aleanca Kuqezi do të çojë peticionin
për bashkimin e trojeve shqiptare dhe z. Berisha do ta pranojë ta
firmosë, do të thosha se ky do të ishte çasti më i vështirë për të. Por
dyshoj se mund ta bëjë! Ndaj çdo tezë nacionaliste e Berishës, do t’i
kthehet në kundërveprim masiv dhe reagim negativ ndërkombëtar. Shkurt,
as kjo tezë nuk do ta shpëtojë dot më nga disfatizmi i tij politik.

Gazeta "Shqip"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi