Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Deputetët e rinj, drekë me Berishën Empty Deputetët e rinj, drekë me Berishën

Fri 6 Dec 2013 - 18:53
Message reputation : 100% (1 vote)
Deputetët e rinj, drekë me Berishën Dreka3Deputetët e rinj, drekë me Berishën Dreka2Deputetët e rinj të PD-së ftuan sot ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën në një drekë në shenjë falënderimi për futjen e tyre në listat e 23 qershorit. Kjo drekë u shtrua në një nga lokalet në periferi të Tiranës, pranë Pallatit të Brigadave.

Lajmin e ka bërë publik vetë ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili postoi në rrjetin social “Facebook” edhe disa foto. “Sot (dje) gjatë një dreke të këndshme, i ftuar nga deputetët rishtarë të PD-së në Parlament.

Biseda shumë interesante por dhe larmi temash. Edhe një herë faleminderit miq për ftesën! Sb”, shkruan Berisha, mjaft i kënaqur nga kjo ftesë. Pjesëmarrës në këtë drekë ishin thuajse të gjithë deputetët e rinj.
Deputetët e rinj, drekë me Berishën Dreka1Deputetët e rinj, drekë me Berishën Berisha
Eduard Selami, Halim Kosova, Keltis Kruja, Jorida Tabaku, Voltana Ademi, Astrit Veliaj ishin disa prej pjesëmarrësve. Në krye të tavolinës qëndronte kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka. Dreka ishte relativisht e gjatë dhe gjatë bisedës u diskutua edhe për zhvillimet më të fundit politike.

/Shekulli Online/E.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi