Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mësuesi indian ka gabimisht në llogari 9.8 miliard $ Empty Mësuesi indian ka gabimisht në llogari 9.8 miliard $

Thu 19 Jan 2012 - 14:48
Mësuesi indian ka gabimisht në llogari 9.8 miliard $ MsusiindianNjë mësues nga India mori tronditjen më të madhe të jetë kur kontrollojë llogarinë e tij bankare on line dhe pas se kishte 9.8 miliard dollarë. Parijat Saha priste që balanca e tij të ishte 200 dollarë dhe nuk mund tu besonte syve kur pa në bankomat se kishte një miliarder, të paktën në letër.

I ndershmi Saha ka shkuar në Bankën Qendrore të Indisë për të rregulluar këtë problem. Zyrtarët e bankës nuk e kanë komentuar ngjarjen por ende nuk dihet burimi i kësaj shume dhe se shuma nuk mund të tërhiqet mbrapsht.

Pagesa mujore e Sahas është 700 dollarë në muaj por llogaria e tij është 9.8 miliard dollarë afërsisht sa buxheti i Indisë për arsimin (11.5 miliard dollarë).
“Të shtunën në mëngjes kur po kontrolloj llogarinë e kursimeve prisja që të shihja rreth 200 dollarë”, është shprehur Saha që jeton në Balurghat.

Kur ka parë se në llogari kishte miliarda ka mbetur i shokuar. “I telefonova një shoku dhe po bëja shaka me atë se mos banka është tejmbushur me para dhe një pjesë është derdhur në llogarinë time”.

Banka ende nuk ka dhënë një shpjegim se çfarë ka ndodhur ndërsa Saha ka tërhequr shumën prej 200 dollarë, të cilat beson se janë të vetat. “Të paktën mora paratë e mija dhe nuk e di edhe për sa kohë do të më duhet të mbajë në llogari këtë shumë kaq të madhe”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi