Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përzgjidhen finalistët e "The Voice"  Empty Përzgjidhen finalistët e "The Voice"

Sat 4 Feb 2012 - 21:07
Enrika, Lundrimi, Rina dhe Marsela janë finalistët e 'The Voice of Albania'.

E premtja ishte një mbrëmje plot emocione, supriza, performanca të shkëlqyera, ku nuk mungoi spektakli e atmosfera madhështore në sajë edhe të këngëve të sjella plot pasion dhe entuziazëm nga trajnerët dhe pjesëtarët e skuadrave.

Publiku nga shtëpia, si dhe trajnerët dhanë mbështetjen e tyre për këngëtarët që donin t'i shihnin në natën finale të kësaj gare të madhe muzikore organizuar nga Top Channel.

Rrugëtimi i tyre i gjatë tanimë do të kulmojë me finalen e madhe të 10 shkurtit, aty ku do të kurorëzohet edhe fituesi i edicionit të parë të talent show-t “The Voice of Albania”.

Tanimë, artistëve të rinj të skenës shqiptare do ju duhet të përballen në betejën e fundit mes tyre dhe vetëm njëri do të jetë fituesi i madh i “The Voice” i cili do të vijojë rrugëtimin drejt suksesit.

Fituesin e pret gjiganti i industrisë së muzikës “Universal Music” që ka lançuar emrat më të zëshëm të muzikës botërore dhe për të parën herë një zë shqiptar do të prekë këtë ëndërr, e ky artist do të jetë fituesi i “The Voice of Albania”.

Në gjysmëfinale, ndaluan rrugëtimin Xheraldina, Driloni, Arilda dhe Ylli. Të katërt këta ish-konkurrentë falenderuan trajnerët e tyre për ndihëm dhe punën që bënë për suksesin e arritur, si dhe publikun që i mbështeti, pa harruar gjithashtu edhe familjet respektive.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi