Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

The Voice, fiton Rinaf Empty The Voice, fiton Rinaf

Sat 11 Feb 2012 - 14:05
The Voice, fiton Rinaf F.0211011105844_mBukuroshja nga Prizreni, Rina Bilurdagu, është fituesja e spektaklit të madh të talentëve të këndimit “The Voice of Albania”, duke shkaktuar kështu befasinë më të madhe që është parë që një kohë të gjatë nëpër televizionet shqiptare.

Të katër finalistët, Rina, Lundrimi, Enrika dhe Marsela performuan këngët e përgatitura në këtë spektakël, i cili tejkaloi kufijtë e reales dhe imagjinares nga përgatitja skenike dhe nga performanca e shfaqur.

Në rrethin e parë të votimeve fituan Rina dhe Marsela, të cilat u përballën në votimin final. Të gjithë kishin pritur një fitore të lehtë të Marselës, e cila me zërin e saj të jashtëzakonshëm arriti të pushtojë njerëzit nëpër rrjetet sociale. Por, se pesha e votimeve nuk varet nga rrjetet sociale dhe nga favorizimet e parakohshme, këtë na tregoi Rina, e cila pas performancës së saj spektakolare me këngën “Ain’t Another Man” arriti të mposhtë Marselën, për t’u shpallur fituese e spektaklit.

Rina përfiton një album nga shtëpia muzikore “Universal” teksa me nga një këngë në po të njëjtin produksion shpërblehen edhe finalistët tjerë. Që të katër finalistët po ashtu do të kenë të drejtën të konkurrojnë me nga një këngë në Top Fest.

Kështu, i vjen fundi një cikli emisionesh prej 17 javësh të këtij spektakli të jashtëzakonshëm, të një formati prej më të mirëve që është parë ndonjëherë. Për realizimin fantastik në standardet botërore duhet të komplimentohet Top Channel, që edhe njëherë arriti të çojë në një nivel tjetër botën shqiptare të spektaklit, nga e cila shtëpitë tjera mediale mund të marrin vetëm leksione. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi