Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si të shohësh kush ju heq nga lista e “miqve” në Facebook Empty Si të shohësh kush ju heq nga lista e “miqve” në Facebook

Sun 5 Feb 2012 - 19:50
SHBA, 5 shkurt 2012, NOA/ Rid Bulku - Dëshironi të dini se kush ju ka hequr nga lista e “miqve” në Facebook? Në rrjetin social të Mark Zuckerberg nuk ka ndonjë aplikacion zyrtar të kompanisë që mundëson diçka të tillë.Por ka disa internet browser që me anë të një aplikacioni të veçantë e bëjnë të mundur një shërbim të tillë. Aplikacioni mund të instalohet në browser “Mozilla Firefox”, “Google Chrome”, “Opera”, “Safari” dhe “Internet Explorer” që janë dhe browser-at më të përdorur në gjithë botën aktualisht.Sipas ekspertëve të kompjuterit, procesi i instalimit të aplikacionit është shumë i thjeshtë dhe nuk paraqet asnjë rrezik për kompjuterin apo të dhënat personale të përdoruesit.Programi quhet “Unfriend Finder” dhe është bërë nga Edouard Gatouillat. Është një script që mund të instalohet shumë thjeshtë për shembull në “Google Chrome”.

Ndërsa për përdoruesit e “Firefox” duhet ndjekur një procedurë pak më e komplikuar. Duhet që më parë të shkarkoni aplikacionin “Greasemonkey” dhe më tej vazhdohet me instalimin e “Unfriend Finder”.

Por nëse përdorni Mozila Firefox, ju duke instaluar NOA Toolbar që e gjeni këtu, mund ta merrni aplikacionin së bashku me opsionet që ofron aplikacioni i NOA.al për të marrë në kohë reale lajmet më të fundit, fotot dhe videot dhe të shfrytëzoni falas arkivin e NOA.

Sapo të instaloni programin, në momentin që dikush nga miqtë tuaj vendos t’ju heqë nga lista, ju do të njoftoheni në Facebook me shpjegimin; “X nuk është më në listën e miqve tuaj”.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi