Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në Facebook, gjeni kush ka mbetur gjallë pas fatkeqësive Empty Në Facebook, gjeni kush ka mbetur gjallë pas fatkeqësive

Fri 2 Mar 2012 - 17:12
A jeni me të vërtetë i mendimit se rrjetet shoqërore janë vetëm një devijim? Nuk duhet të jetë kështu në fakt, pasi fuqia e tyre sigurisht nuk është vetëm për t’ju argëtuar apo të komunikoni me miqtë tuaj.Pasi faqet bardhë e blu të internetit, kanë vendosur që të kthehen në një motor të dobishëm për të parë se kush ka mbetur i gjallë pas ndonjë fatkeqësie natyrore.Në vitin 2011, për fat të keq, ka pasur shumë të tilla, përmendim këtu tërmetin katastrofal që ka prekur Japoninë.Shumë njerëz ishin të shqetësuar në lidhje me të dashurit e tyre që jetonin atje dhe kërkonin për të marrë informacion rreth tyre, por situata ishte shumë tragjike për ta realizuar lehtë një gjë të tillë.Prandaj, Facebook ka vendosur për të futur një funksion të ri që do të tregojë, me një gjest të thjeshtë, që çdo gjë është në rregull.

Rrjeti i njohur social, në fakt, do të ketë një panel të veçantë, i cili do të shfaqet në të gjitha profilet e njerëzve që gjenden afër rajoneve të fatkeqësive natyrore.

Thjesht klikoni në dritaren "Safe" për t’u siguruar me informacion nga afërmit dhe miqtë tuaj.

Ky funksion, i quajtur Message Board Disaster, do të testohet për disa ditë vetëm në Japoni, e nëse funksionon, do të vijojë edhe në të ardhmen.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi