Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Milan, fitore e thjeshtë me Kievon Empty Milan, fitore e thjeshtë me Kievon

Wed 11 Apr 2012 - 1:35
Milan, fitore e thjeshtë me Kievon 2bafbb0a5717c67ddba8639d0b927dee-1334085995Milan ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Kievos duke u ngjitur edhe një herë në kreun e renditjes së kampionatit italian.
Pas vetëm 9 minutash lojë ka qenë Sulei Muntari që ka shënuar me një supergol nga distanca, duke gjetur disi të papërgatitur Sorrentinon që sheh topin të përfundojë në rrjetë.
Reagimi i Kievos ka ardhur me anë të Bredli, Tero e Pelisier pa gjetur rrugë e rrjetës prej pasaktësisë së tyre apo pritjeve të Abiatit, ndërsa Milani përpiqet vetëm të administrojë më së miri këtë avantazh deri në përfundimin e pjesës së parë.
Edhe pjesa e dytë flet për Kievon që sulmon, por tashmë pa bindjen e duhur, e qetë edhe prej faktit se thuajse ka siguruar mbijetesën në Serinë A dhe nuk ka arsye pse të sforcohet. Si rrjedhojë, Milani shkon pa probleme deri në fundin e 90 minutave duke marrë një fitore që e çon përsëri para Juventusit, ndërsa kjo e fundit duhet të luajë një sfidë të vështirë kundër Lacios. (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi