Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kaliforni, frikë për presidentin Obama Empty Kaliforni, frikë për presidentin Obama

Sat 12 May 2012 - 9:17
Kaliforni, frikë për presidentin Obama Obama-airforce-one
Momente tensioni janë verifikuar të premten në Kaliforni në momentin e nisjes së “Air Force One” me presidentin Barack Obama në bord.

Dy avionë luftarakë janë thirrur të ngrihen në fluturim për t’i zënë rrugën një avioni të vogël që kishte hyrë gabimisht në zonën e “ndalim fluturimit” rreth avionit presidencial.

Dy avionët luftarakë, me t’u ngritur në ajër me urgjencë të madhe, i kanë prerë rrugën avionit të vogël dhe e kanë detyruar të ulet pranë aeroportit El Monte.

Sapo ka pushuar alarmi, avioni me presidentin e Shteteve të Bashkuara në bord ka mundur të fluturojë nga Los Anxhelos drejt Renos, në Nevada. Incidente të këtij lloji nuk janë të rrallë.

I fundit ndodhi në shkurtin e kaluar, kur Obama po fluturonte me helikopterin e tij “Marine One”. Helikopteri presidencial ndodhej edhe këtë herë në Kaliforni, kur papritur një avion i vogël “Cessna” ishte afruar papritur, duke shkaktuar alarmin.

Nga baza ajrore March Air Reserve, edhe këtë herë, u ngritën në fluturim dy “F-16”, që i prenë rrugën avionit të vogël dhe e shoqëruan deri në aeroportin Long Beach.

Të alarmuar agjentët e shërbimeve sekrete hipën në bordin e “Cessna” dhe gjetën rreth 20 kilogramë lëndë narkotike të tipit marijuanë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi