Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Supa me kërpudha, 4 të vdekur në Kaliforni  Empty Supa me kërpudha, 4 të vdekur në Kaliforni

Wed 28 Nov 2012 - 13:12
Supa me kërpudha, 4 të vdekur në Kaliforni  Kaliforni-kerpudhat

3 persona nga azili Gold Age Villa në qytetin Loomis, kanë vdekur tashmë, pasi u konsideruan të sëmurë që më 8 nëntor.

Mendohet se anëtari i stafit, që përgatiti supën, nuk e dinte se kërpudhat ishin helmuese. Kujdestari ishte mes atyre që u ndjenë keq, pasi kishin ngrënë supën.

Emri i personit të katërt, i cili vdiq nga e njëjta ngjarje, nuk është bërë publik.

3 të parët u identifikuan në mëdiat amerikane si 86-vjeçarja Barbara Lopes, 73-vjeçarja Teresa Olesniewicz, dhe 90-vjeçari Frank Warren Blodgett.

Azili mbetet ende i hapur me një banor, në pritje të rezultatit të hetimeve zyrtare, sipas raporteve të mediave lokale.

Një varietet helmues i kërpudhave amanita, të cilat rriten në Kaliforni, ngjasojnë me kërpudhat e ngrënshme, që gjenden në Azi, sipas ekspertëve.

Kalifornia regjistron 1700 raste sëmundjesh të shkaktuara nga kërpudhat, që prej 2009-2010, ku përfshihen 2 të vdekur të tjerë, sipas Associated Press.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi