Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pulë me kërpudha  Empty Pulë me kërpudha

Sun 28 Jul 2013 - 15:32
Pulë me kërpudha  655b9620-b552-4b38-a6b7-b9aaddbbcf91---0-
Përbërësit:
- 1 pule I pastër rreth 2 kg
- 120 gr gjalpë
- 3 lugë vaj ulliri
- 500 gr kërpudha
- 500 gr tul domatesh
- 1 gotë verë e bardhë
- 1 qepë e vogël
- 1 karotë
- 1 kërcell selino
- Pak kanellë
- 3 rrënjë karafili
- Kripë e piper
- 100 gr miell


Përgatitja:
Lajeni dhe thajeni pulën, pastaj priteni në 6-8 copa . grijeni hollë qepën, selinon dhe karotën dhe fërgojini në një tigan të gjërë me 100 gr gjalpë dhe me vaj; shtojani copat e pulastrenit, të bëra pak me miell, prarojini nga të gjitha anët, pastaj shuajini me verë. Kur vera të avullojë jepini aromë me rrënjët e karafilit dhe me kanellën, gjithashtu hidhni domatet. Hidhuni kripë, piper dhe lërini të ziejnë për gjysmë ore, duke shtuar ujë po qe nevoja. Ndërkaq pastroni kërpudhat dhe pritini në feta. Lërini në zjarr të frotë për rreth 10 minuta, me 1 lugë vaj, hidhuni kripë, pastaj bashkojani pulastrenit. Tanimë shtojini edhe gjalpin e mbetur, lëreni të marrë shije për pak minuta dhe shërbejeni.ikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi