Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet kërpudha që “ha” plastikën Empty Zbulohet kërpudha që “ha” plastikën

Sun 26 Feb 2012 - 1:55
Zbulohet kërpudha që “ha” plastikën Kerpudha-300x168Zgjidhja për ndotjen që krijon plastika në ambient fshihet në pyjet e Amazonës. Një grup studentësh të Universitetit të Yale-it ka zbuluar gjatë një ekspedite në Amazonë një lloj kërpudhe, e cila është në gjendje të tretë plastikën.

Ekipi i i udhëhequr nga profesori i biokimisë molekulare, Scott Strobel, e bëri këtë zbulim gjatë një ekspedite kërkimore që universiteti i njohur amerikan organizon çdo vit për të ndihmuar studentët të zgjerojnë njohuritë e tyre në terren.

Ky zbulim mund të jetë çelësi magjik për të ndërtuar një teknologji të tërë të eliminimit të mbeturinave. Kërpudha e quajtur Pestalotiopsis microspora është në gjendje të degradojë poliuretanin, një substancë plastike që përdoret për prodhimin e një sërë objektesh të përdorimit të përditshën, si tubat e përkulshëm, këpucët, mobiljet e kopshteve apo sediljet e kamionëve.

Poliuretani është një substancë rezistente që mund të jetojë për breza të tërë, pasi është veçanërisht e qëndrueshme ndaj degradimit, ndaj futja në lojë e një organizmi që është në gjendje ta tresë do të përbënte një “çlirim” për ambientin.

Procesin e tretjes, kërpudha e Amazonës e arrin në mungesë të oksigjeni, një ambient karakteristik për fundin e vendgrumbullimit të mbeturinave. / Përgatiti: Gazmira Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi