Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Jeta e Grekëve Empty Jeta e Grekëve

Tue 26 Jan 2010 - 15:44
Si jetonin – Tempujt dhe ndërtesat publike ishin të stolisura me skulptura dhe kollona të larta mermeri. Shtëpitë, në të kundërt, ishin të thjeshta, të ndërtuara me baltë dhe tulla. Gratë jetonin në një vend të veçantë të shtëpisë, në dhomën e grave, ku nuk pranoheshin meshkujt. Qëndronin atje deri në moshën trembëdhjetë vjeçare, pra, derisa martoheshin.

Në tryezë – Grekët e lashtë hanin simite, bishtajore, ullinj dhe fruta.

Artistët Grekë i stolisnin vazot me forma gjeometrike ose me skena nga mitologjia. Stolisjet dominoheshin nga ngjyrat kafe e errët dhe e zezë.

Teatër – Shikuesit uleshin jashtë në disa vende gjysmërrethorë. Të gjithë aktorët ishin burra, akoma edhe ata që luanin role grash. Teatri nuk ishte vetëm një mjet argëtimi, por prekte edhe shumë probleme shoqërore.

Homeri – Ishte një poet i verbër që “shkroi” dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë. Iliada shtjellon historinë e luftës së Trojës, që u shkaktua nga rrëmbimi i Helenës së Bukur nga Pari, i biri i mbretit të Trojës. Ne poeme thuhet se qyteti u mbizotërua pas dhjetë vjetesh, falë dinakërisë të Odisesë, mbretit të Itakës, që ndërtoi kalin e drunjtë. Odisa e rrëfen ndryshe udhëtimin e gjatë të kthimit nga Troja duke e përshkruar unikisht me një serë aventurash dramatike.

Trojanët e transportuan kalin e drunjtë brenda mureve të mbretërisë së tyre, duke besuar se s’ishte gjë tjetër veçse një dhuratë dashamirëse. Por gjatë natës, Grekët luftëtarë dolën nga kali dhe dogjën të gjithë qytetin.

Qytetet – Greqia e lashtë nuk ishte një komb i vetëm, por një bashkësi qytet-shtetesh, që shpesh luftonin midis tyre. Dhe vetëm në rast se shfaqej ndonjë armik i përbashkët, bashkoheshin për ta mundur. Dy qytetet më të rëndësishme të asaj kohe ishin Sparta dhe Athina.

Sparta – Sparta qeverisej nga dy mbretër. Në Spartë disiplina ishte e fortë për të gjithë, qysh nga vitet e para të jetës. Në moshën shtatë vjeçare djali merrte përsipër shtetin dhe fillonte t’i nënshtrohej një serë ushtrimeve të lodhshme por edhe provave te veshtira si: urisë, etjes dhe të ftohtit, me qëllim që t’i forcohej trupi dhe të përgatitej për luftë. Që nga mosha njëzetë e deri në gjashtëdhjetë vjec ishte ushtar, gjithmonë i gatshëm për të luftuar. Por edhe vajzat stërviteshin shumë nëpër palestra dhe salla të ndryshme pothuajse njelloj si djemtë.

Athinë – Bregdeti i saj, Pireu, kishte lëvizje të madhe edhe në Akropoli, në vendin e lartë të qytetit, ndodhej Partenoni, tempull i krijuar në emër të hynjisë Athina. Në sheshe, dhe në treg, Athinasit mernin pjesë të entuziazmuar në jetën politike të qytetit të tyre. Secili ishte i lirë të shprehej ashtu siç ndihej: Athina ishte me të vërtetë, shembulli i parë demokratik i botës së lashtë. Të gjithë burrat merrnin pjesë në Mbledhjen që përzgjidheshin ushtarakët dhe funksionarët shtetëror. Për Grekët ishte shumë i rëndësishëm arsimimi i fëmijëve të tyre, prandaj edhe ne moshën shtatë vjeçare djemtë shkonin në shkollë.

Lojrat Olimpike – Çdo katër vjet organizoheshin ndeshje të ndryshme, gara vrapimi, mundje, hedhje disku etj. Gjatë ndeshjeve luftërat ndalonin, binin si te thuash ne armepushim. Lojrat e famshme realizoheshin në Olimpi, prej andej moren dhe emrin Lojrat Olimpike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi