Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Homazhet e grekëve, incidente në Këlcyrë  Empty Homazhet e grekëve, incidente në Këlcyrë

Sun 28 Oct 2012 - 14:34
Homazhet e grekëve, incidente në Këlcyrë  Aktivistetak
Homazhet e grekëve, incidente në Këlcyrë  Akmanastiri
Shënohen incidente në Këlcyrë ku grekët mbajnë homazhet për ushtarët e rënë në Luftën e Dytë Botërore, e që ata pretendojnë se janë të varrosur në varrezën e Kosinës.

Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se është qëlluar me gurë makina e ambasadorit grek, por ky i fundit nuk ka pësuar lëndime. Forca të shumta policie kanë ndaluar aktivistët e Aleancës Kuqezi që t’i afrohen varrezave ku pala greke zhvillon homazhet.

Mësohet se katër autobusë kanë ardhur nga Greqia për këto homazhe dhe janë kryesisht të afërm të ushtarëve të vrarë, ndërsa nuk raportohet për aktivitet të neonazistëve të Agimit të Artë.
Ishte lajmëruar se në ceremonitë që do zhvilloheshin në Këlcyrë të Përmetit do merrnin pjesë edhe aktivistët ekstremistë grekë për të përkujtuar ushtarët grekë të rënë në luftën italo-grekë.

Disa dhjetëra mbështetës të Aleancës Kuqezi u grumbulluan të shtunën për disa orë në Urën e Dragotit për të protestuar ndaj “marshimit të fashistëve grekë", siç i etiketuan ata drejt territorit shqiptar, përfaqesuesit e ekstremit të djathtë grek "Agimi i Artë".

Dita e “jo”-së që Greqia i ktheu Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore e që pasoi me luftën mes dy vendeve, por që u zhvillua në kufirin shqiptaro-grek, përkujtohet me ceremonitë në varrezat e ushtarëve grekë.

Në Këlcyrë është zhvilluar një nga betejat më të mëdha mes ushtarëve grekë dhe italianë dhe në këtë qytezë të vogël të rrethit Përmet nisin ceremonitë përkujtimore që përfundojnë në Bularat, ku ndodhet një varrezë e ushtarëve grekë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi