Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ish-bosi kosovar: Si ndihmoja partitë politike Empty Ish-bosi kosovar: Si ndihmoja partitë politike

Sun 14 Oct 2012 - 9:29
Ish-bosi kosovar: Si ndihmoja partitë politike Sekiraqa-enver

Ish-bosi kosovar i krimit, Enver Sekiraqa, i vetëdorëzuar së fundmi tek policia e misionit EULEX, ka bërë rrëfime shokuese në një intervistë për “RTK”.

Intervista do të transmetohet mbrëmjen e së dielës në televizionin kosovar, në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, por gazeta “Express” ka publikuar disa citime.

Më interesantja është ajo ku Sekiraqa tregon për lidhjet e tij me politikën, policinë dhe persona të konsideruar VIP. Madje, ai thotë se ka ndihmuar LDK-në që të marrë vota në zgjedhje.

“Kam votuar për LDK-në dhe e kam ndihmuar atë të marrë votat në Vranjevc dhe Prishtinë”, ka thënë Sekiraqa.

Intervista ekskluzive për “RTK” është dhënë pak momente para se personi që konsiderohej më i kërkuari nga autoritetet kosovare të dorëzohej tek policia evropiane.

Në këtë intervistë ai rrëfen ndër të tjera për bëmat e tij kriminale, atentatet ndaj tij, mbajtjen në paraburgim dhe arratisjen ditën që mendonte se do ta vrisnin.

Gjithashtu, Sekiraqa tregon edhe për rolin e tij në vrasjen e policit Triumf Riza, incidentin në “Swiss Casino”, bashkëpunimin me bosin serb Zvonko Veselinoviç, si dhe jetesën në arrati.

Më herët gjatë muajit ishte e përditshmja “Koha Ditore” që raportoi se Sekiraqa do të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, të cilës do t’i rrëfejë për veprimtaritë kriminale që zhvillohen në Kosovë.

“Për këtë arsye ai po trajtohet si bashkëpunëtor nga autoritetet e EULEX-it dhe ndodhet në seksionin e rezervuar për këtë kategori në burgun e Dubravës”, shkruante “KD”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi