Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës  Empty Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës

Sat 17 Nov 2012 - 14:33
Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës  James-240x320-240x290

Duket shumë e padëmshme, e bardhë, 8 centimetra e gjatë dhe më e hollë se sa gishti i një foshnje, por cigaret sot kritikohen si asnjë produkt tjetër. Kush i shpiku ato dhe sa përgjegjësi ka për vdekjet e panumërta që ka shkaktuar shpikja e tij?

Një kirurg amerikan, Alton Ochsner, rikujton se kur ishte student në vitin 1919, klasa e tij u thirr të vëzhgonte autopsinë e trupit të dikujt që kishte vdekur nga kanceri në mushkëri. Në atë kohë, sëmundja ishte kaq e rrallë sa studentët mendonin se kishte shumë pak gjasa që t’i binte sërish rasti ta vëzhgonin nga afër.

Por në vitin 2000, vlerësohej se 1,1 milionë njerëz po vdisnin çdo vit nga kjo sëmundje dhe 85 për qind e tyre qenë sëmurë nga një faktor i vetëm, duhani.

“Cigarja është artefakti më vdekjeprurës në historinë e qytetërimit njerëzor”, thotë Robert Proctor i Universitetit të Stanfordit. “Besohet se ka vrarë rreth 100 milionë njerëz përgjatë shekullit të 20”.
Jordan Goodman, autori i Historisë së Duhanit, thotë se si një historian, ai është i kujdesshëm të mos i vërë gishtin një individi të caktuar “por në historinë e duhanit, ai është shumë i bindur se përgjegjësi kryesor ishte James Buchanan Duke – i njohur shkurtimisht si Buck Duke, njeriu përgjegjës për fenomenin e shekullit të 20 të njohur si cigarja”.

Jo vetëm që Duke ndihmoi në krijimin e cigareve moderne, por ai ishte edhe pionier i marketizimit dhe shpërndarjes që solli edhe suksesin e kësaj forme në çdo kontinent.

Më 1880-n, në moshën 24-vjeçare, Duke hyri në atë që në atë kohë ishte thjesht një pjesë e vogël e biznesit të duhanit – cigare të gatshme. Me një skuadër të vogël në Durham, Karolina e Veriut, ai filloi me cigaret e gatshme të përgatitura me dorë.Dy vjet më vonë ai pa një mundësi të re. Filloi të punojë me një djalosh mekanik të quajtur James Bonsack, i cili tha se mund të mekanizonte prodhimin e cigareve. Duke u bind se njerëzit do të dëshironin të tymosnin këto cigare të rrumbullakosura pastër në mënyrë simetrike nga makineria.
Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës  64117165_hand_cigarette_getty624
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës  Empty Re: Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës

Sat 17 Nov 2012 - 15:12
Një mendimtar është shprehur kështu"Më mirë dhe më lehtë merrem vesh me cigaren"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi