Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Letrat e ushtarëve gjermanë, mbërrijnë pas 71 vitesh në adresat e shkruara Empty Letrat e ushtarëve gjermanë, mbërrijnë pas 71 vitesh në adresat e shkruara

Sat 22 Dec 2012 - 0:27
Letrat e ushtarëve gjermanë, mbërrijnë pas 71 vitesh në adresat e shkruara Letrat-e-ushtar%C3%ABve-gjerman%C3%AB-mb%C3%ABrrijn%C3%AB-pas-71-vitesh-n%C3%AB-adresat-e-shkruara
Letrat që i dërguan ushtarët gjermanë nga ishulli Jersey në kanalin La Mansh, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë arritur në destinacion pas 71 vitesh. Ato më parë ishin vjedhur gjatë një aksioni kundër okupimit nazist.
Nëntëdhjetë letra dhe kartolina janë shkruar në prag të Krishtlindjeve të vitit 1941, por ato janë vjedhur nga një grup i të rinjve të rezistencës në vendin Saint Helier, një ishull jo larg bregut të Francës. Letrat ishin fshehur më pas në një piano të miqve familjar të grupit.
Një person – i cili dëshiroi të mbetet anonim – para pesë vitesh i ka dorëzuar letrat në arkivin lokal, ndërsa stafi ka filluar procesin e përcaktimit të postës në adresat e shkruara.
Shërbimi lokal postar ka kontaktuar me postën gjermane, e cila ka gjetur dhjetë familje që ndërlidhen me pranuesit origjinalë. Disa nga letrat tashmë janë dorëzuar.
Ushtarët gjermanë në atë kohë i kanë kaluar Krishtlindjet në ishull dhe disa prej tyre kanë shkruar se si ju mungon shtëpia.
“Ju uroj të gjithëve Krishtlindje të lumtur dhe gjithë të mirat për Vitin e Ri. Mbi të gjitha shpresoj se lufta do të përfundojë shumë shpejtë dhe ne do të kënaqemi në jetë”, ka shkruar një ushtar.
Nazistët kanë mbajtur nën okupim këtë ishull prej vitit 1940 deri më 1945. Ishujt nuk janë formalisht pjesë e Britanisë së Madhe, por kanë sistemin e tyre ligjor, financiar dhe gjyqësor, ndërsa pranojnë kurorën britanike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi