Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

TË SHKRUARA DIKUR Empty TË SHKRUARA DIKUR

Sun 10 Mar 2013 - 15:28
Shaban Cakolli


Shaban Cakolli, u lind në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Univerzitetin e Prishtinës. Nga mosha fëmijërore u frymëzua për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare. Si i ri punonte me rininë e fshatit në grupe letrare, ku nxirrte gazeta të murit. Me shkrime dhe kulturë vazhdoi edhe në shkollimin e mesëm dhe univerzitar. Ka botuar shkrime në poezi, prozë dhe publicistikë në gjitha gazetat që botoheshin atë botë në Kosovë, ku edhe tani boton në gazetat dhe revistat që botohën në diasporë e Kosovë.
Ka udhëhequr jetën kulturore në vendlindje dhe mërgatë. Në Gladbeck ishte sekretar i SHKA "Aleksandër Moisiu" në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim(BISHM), është në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani LSHAKSH.Ka botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke. Është i përfshirë në 18 antologji në gjuhën shqipe, një gjermane në mërgim dhe Kosovë.

Ka botuar:

"TOKË DARDANE"
"LOTI I ATDHEUT"
"DETI I QIELLIT"
"KRISMA E FJALËS"
"AGSHOLI"

Përkohësisht është me banim në Gjermani.

CIKËL POETIK

Motivi erotik është trajtuar me nje permbledhje të tërë vjershash me titullin e përbashkët per dashurine,edhe nga poet tane bashkohes. Lirikën e dashurisë e kishin lëvruar edhe bejtexhinjtë, por kohen tane e shte ngritur në një nivel artistik të ri.

Poetet tane i vargeruan bukurisë së vashës, para së cilës mrekulloheshin dhe shprehnin ndjenjat. e ndezura atë si shfaqje të përsosmërisë njerëzore, të harmonisë dhe bukurisë hyjnore.
,
Poetet apo vjeshëtorët e asaj kohe vargëronin më shumë vuajtjet që sjell dashuria, sesa gëzimet e saj. Në këto ndjenja, zbulohet një zemër shumë e ndjeshme dhe mbi të gjitha, shumë njerëzore. Dashuria për poetin është gjithmonë një ndjenjë e lartë, fisnike dhe e pastër.
Në ciklin "TË DUA" dikur kam shprehur ndjenjat e mia shpirterore rreth te bukures,te shenjetes,dashurise nje ndjenje te larte fisnike dhe te paster.Ishte atebote nje kohe e pakohe,kohe vuajtejesh,shtypjesh e perndjekjesh,Kohe kur nuk kishim
kohe per dashuri edhe pse e ndjenim.Ne vitet e 80-ta,ne nje fletore,pata shkruar nje mori poezishe per dashurine,ashtu thjesht me mbeten ne nje fletore pune,pa shtypur,pa botuar.Me pas linden kohe shtypjesh e perndjekjesh,ku fati im i keq ishte
rruga e mergimit.Pasoi nje kohe e gjate ne mergim,edhe pse nga shkrimet nuk u ndava kurre as ne mergim,mergimi na imponoj tjera tema,mallin,vuajtejen,kurbetin,dashurine per atdheun.....Me pas te ne lindi lufta,e cila mori dhe shkaterroj çdo gje
me to edhe krijimtarine time.Kohe me pare isha ne vendlindje,duke bere disa hulumtime,fatbardhesisht krejt çka munda të gjejë nga krijimtaria ime kishte shpëtuar dikund në një qoshe ky cikël poezishë për dashurinë"TË DUA":Ashtu si është përshkruar
viteve 80-ta,pas asnjë ndryshim,po ia dërgoj redaksisë dhe vet ajo të vendos nëse i boton apo jo.Nëse këto botohen,mund të i ruaj në kujtesën time,si kujtim i së kaluarës,të një rinie pa rini.

Autori




"
TË DUA"-CIKËL POETIK PËR DASHURINË



PËRSE MË IKE
Më ike o mike
në mëngjezin e vjeshtës
më le
me hirin e mallit
të ruaj atë gacë të fshehur
të dashurisë.

Mbeta në udhëkryq
të dashurisë
me sy kah qielli
duke pritur
pikat e lotëve të tu
që do t´i sjellin
retë e kësaj vjeshte



TË DUA
Ty Lejdina
nëpër vargje
desha të të puth
në faqe.

Krejt rastësisht
diku t´kam pa
e jam bërë si i rënë n´bela,
as nuk kam sukses në punë,
as tërë natën nuk bëjë gjumë.

Pse si ndërroj bota ndodhitë?
Sikur t´lindnim për një ditë!
Por e pata një fat tjetër
ti më e re,unë më i vjetër.

Mosha s´njeh kufij t´dashurisë
zemra s´ka sinjal t´pleqërisë
dhe po t´mos mundje me lëvizë
kurrë për jetë s´t´kisha braktisë.



MBRËMË
Mbrëmë më qove letër
s´munda ta lexoj
më ra loti në te
dhe ma trubulloj.
Çka munda t´dalloja
dy zemra të ngrira
njëra ishte e jotja
tjetra ishte imja.



FTESË
Ai ndërrojmë rolet
veq mallin ta shymim
unë po vi n´vend tëndin
ti eja n´vend timin.

Ti varurpër mua
unë varur për ty
dy zemra t´bashkuara
bëjnë botë pa kufij.

Mos u dëmto ti
po dëmtohem unë
do shuhem për ty
se të dua shumë.

Të prek krahët tu
si flatra pëllumbi
më s´është me rëndësi
le të më vjen dhe fundi.

Vetëm botën tënde
dua të ta njoh
unë po bie viktimë
ti kthehu jeto.




DIKU LARG

Ti në atë skaj
unë në këtë skaj
zemrat epshin
nuk e ndajnë
jeta qenka sulm i madh
oh e oh,e vaj e vaj...




UNË JAM MBUROJA JOTE
Roje i bëhem
lotit tënd
të mos tapikoj
fytyrën
Dritë i bëhem fytyrës tënde
mos përdor pasqyrën.

Do të bëjë vend n´zemrën time
mërgimtar i vjetër
sakrificë nuk pyes për çmime

s´dua të shoh n´krah tjetër



Kam rënë në hall


Në zemrën time
vlon një mall
të më thuash
veç atë fjalë
ti mbyllesh
bëhesh dry
e unë vuaj
për ty....




JAM SHUMË LARG

Endem e rrëpatëm
natën nuk bëj gjumë
tue menduar për ty
se të dua shumë.

Zemra më dëfton
se do të jemi bashkë
qdo çast më kujton
se duhet me t´dashtë.

Jam larg prej teje
shumë larg jam
por në zemrën tënde
nuk e di ku jam.

Ti në zemrën time
qëndron natë e ditë
dashuria jote
më prekë në qdo ind



VETËM TI MË VRET
Rrufe prej qielli që godet
as stuhi dhe as tërmet
nuk frigohem që më vret
as puna s´më tretë
as lodhëja s´më mundon
as plaga s´më dëmton
as nata pa fjetë
asnjë shtërngatë në jetë
vetëm ti më vret.





SOT
Si ndihem sot
s´mund e përshkruaj dot
po të u desh ujëvara
kam një lum me lot.

Sot
dhe që nga sot
mëngjez për mëngjez
do të derdhi lot
dhe ngapak do vdes.

Qdo forcë që e pata
këtë mëngjez e këputa
më fal mikja ime
Më në fund të humba!...


Poezi
Nga: Shaban Cakolli



SHEGË E ËMBËL

Porta të mëdhaja
kurrë s´kam dashtë
në to fati më ka përplasë
anë për anë globit i rashë
shoqen tënde kund se pashë
Këndej s´kam ardhë
se kisha halle
ç´paskan lindë nënat shqiptare
cila rreze ty të ka pjekë
moj e bukura e ëmbëla shegë
A je shegë ti,a je njeri
a mos je produkt sheqeri?
Mos je rritë ndokund n´Dardhishtë
bukur të rrin shkëlqimi syshë
E kam pas zemren me dry
ku e gjete ti atë shkathësi
në portë t´zemrës ti më ke hy
si tinëzare,ike shpejt
e lëndove si me shigjetë
tani zemra po dënesë
ja shkëpute ti njëren pjesë
dhe pa te ndihet e huaj
ti i thua më prit me muaj
lëngon zemra,thotë po vuaj
muaj ,muaj, shkon dhe viti
mos vono se s´mund të priti
ti pa mua dhe unë pa ty
lumturinë e mbyllim n´dry.




Etje

Tërë ditën punova
tërë natën nuk fjeta
në ty kur mendova
se ç´më mori etja.
Krojeve të burimit
sa shumë piva ujë
në mes flakërave dhe tymit
etjen s´mund ta shuaj
Se ç´më pyeti vasha
ç´digjesh kështu aman
se më mori etja
për burimin tënd.


DUA TË DEHEM SONTE

Dua të dehem sonte
në ndërrimin e vitit
të i shëroj plagët
në thellësinë e shpirtit
thesaret e botës
asgjë s´janë për mua
dua veq të dehem
në buzët e tua.





NËN SHIUN E GUSHTIT

Në një natë me shi
në atë muajin gusht
na i prenin petkat
që na binin ngusht.
Nuk kishim ombrella
zemra në zemër strukë
ne na ndau rrufeja
deshi me na zhdukë
Mua më dhanë një rrugë
ty të futën në mugë
nga ai gusht mallkimi
më nuk jemi dukë
Po të mori malli
të e shohish atë shi
eja se e gjenë
në dy sytë e mi.


S´DI SI TË THEM

Dua të të them yll
dua të të them hënë
atje më dukesh lart
dua të të kem pranë.
Dua të të them mollë
e ëmbël fryt i pemës
nuk mund të shoh në trung
dua të kem pranë zemrës.
S´di si të thërras
kam qindra emërtime
nuk dua të lë pas
je portë e zemrës time.


NË KUJTESË

Kur duhen dy zemra
nuk njohin largësi
herë futen në këngë
herë në poezi
ti ëndërron për mua
unë ëndërroj për ty
dy zemra t´bashkuara
bëjnë botë pa kufij.
Saherë të kujtoj
mbrëmje e agim
në zemër të ngroh
hyn në vargun tim
lexoj ti këto vargje
dhe mirë i kupto
unë të them të dua
ti mos thuaj jo...

ME TY

Një breshëri tërmetesh
dridhin shtratin tim
më troket një ëndërr
më thërret në takim
Në takimin tonë
udhërrëfyesja je ti
hapat ti numëroj
ndritë sikur shkëndijë
të përcjell me ëndëje
hiq pa përtesë
herë më end bulevardeve
herë dalim në kreshtë
më e madhja kujtesë.
Kështu rrugëtoi me ëndërra
me ty përçdo natë
herë dalim n´Prishtinë
herë dalim n´Çabrat.
për zgjedhje të titujve
ndjekim poezinë
në Hotel pesë yjesh
e ngrisim dollinë
më vardisen tjera
rreth meje mbërthejnë
veq teje lëvizje tjera
nuk dua të ndjejë
pas teje do jam
në flakën e zjarrit
vetëm të kem pranë
ja thyajm qafën mallit
desha në këtë çast
të sillem vërdallë
herë të puth në faqe
herë të puthë në ballë
o malli im zjarrë.
Ëndërra më sodiset
me muaj e vjet
mbyllja portën ëndërres
ktheje në realitet.


DASHURI E VRARË

Falma ngrohtësinë
vetëm dhe një herë
të kujtoi rininë
që na e patën prerë
loti nga qepalla
buza përmbi buzë
ngrohë ditët e vrara
të djegura si shpuzë.TË SHKRUARA DIKUR 1871-55
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi