Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Akuza, reagon Shkëlzen Berisha Empty Akuza, reagon Shkëlzen Berisha

Sun 30 Dec 2012 - 11:41
Shkëlzen Berisha, djali kryeministrit Berisha reagoi ndaj deklarimeve të PS, nëpërmjet një deklarate dërguar me e-mail për median, përmes të cilës i quan mashtrime kërkesat e opozitës në bërjen trasparente të pasurisë së tij dhe të motrës Argitës.

Fillimisht, Shkëlzen Berisha mohon të jetë i përfshirë në dhënien konsulencë një kompanie e përfshirë në privatizimit e një hidrocentrali.

“Përseri, sot Edi Rama, i shërbyer nga Tualant Balla nxori ne tregun e mediave mashtrimin e radhes per publikun duke deklaruar se une jam konsulenti i njeres prej kompanive qe kane marre pjese ne tenderin e hidrocentraleve dhe pikerisht asaj qe ka fituar tenderin. i bej me dije opinionit se kjo eshte fund e krye nje shpifje

Akuza, reagon Shkëlzen Berisha ThonjezaI kerkoj gjithashtu, zotit Rama, qe autoritetin me te cilin detyron perdite z. Balla te shpife, ta perdore per ta bindur ate te mos i shmanget si frikacak procesit gjyqesor qe ka nisur ndaj tij per shpifje ne Gjykaten e Tiranes

Shkelzen Berisha
Djali i kryeministrit Sali Berishae ulet dhe se une nuk kam dhene kurre dhe ne asnje rast konsulence apo asistence juridike per kompani qe marrin pjese ne prokurime apo gara publike”, shkruante në reagimin e tij, zoti Berisha.

Në deklaratë, djali i kryeministrit shprehet se ai do ti drejtohet gjykatës për këtë shpifje. Sakaq Shkëlzen Berisha thotë se në asnjë rast nuk e ka shkelur ligjin në deklarimin e pasurisë.

“Detyrimi im ligjor ne emer te transparences eshte te depozitoj çdo vit deklarimin tim te pasurise ne ILDKP, i cili verifikohet dhe kontrollohet nga ky institucion qe nder te tjera percakton nese eshte vene ose jo ne konflikt interesi. Keto dite ILDKP , institucion i pavarur, i dha pergjigje publike shpifesve Rama - Balla duke certifikuar pas kontrollit, korrektesine dhe mungesen e konfliktit te interesit ne aktivitetin tim privat. Perveç kësaj, unë kam çelur padi gjyqesore duke i mundesuar z.Rama dhe shpifësit të tij të paguar të provojne mashtrimet e tyre para institucioneve te drejtesise”, vazhdonte deklarata.

Deklarimi i Shkëlzen Berishës mbyllet me një kërkesë drejtuar kreut të opozitës Edi Rama kur thotë se: “I kerkoj gjithashtu, zotit Rama, qe autoritetin me te cilin detyron perdite z. Balla te shpife, ta perdore per ta bindur ate te mos i shmanget si frikacak procesit gjyqesor qe ka nisur ndaj tij per shpifje ne Gjykaten e Tiranes”.

Kjo deklaratë e Shkëlzen Berishës është reagimi i dytë, pas një tjetër deklarate të përbashkët me të motrën Argitën disa ditë më parë, si përgjigje për deputetin Balla.

PD akuzon Ramën

Pasditen e së shtunës edhe PD reagoi po për të njëjtën çështje duke akuzuar kreun e opozitës Rama si bllokues të proceseve integruese njëkohësisht si shpifës ndaj kryeministrit dhe familjes së tij.

“Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u dërgoi si kartolinë urimi shqiptarëve murin e bllokimit të statusit, këtë akt të pashembullt në historinë e ndonjë vendi tjetër në procesin e tyre integrues. Këtë akt, kreu i bllokmenëve rtë rinj përpiqet ta maskojë me shpifje dhe trillime ndaj familjes së kryeministrit, të denja vetëm për moralin e bllokmenëve. Megjithatë, në datën 23 qershor, shqiptarët, me votën e tyre do të shembin murin e bllokimit, ashtu siç shembën murin e izolimit të ngritur gjatë diktaturës, së baballarëve të këtyre bllokmenëve”, deklaroi Laura Vorpsi, nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi