Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Berisha, Ramës: Kosovarët ty nuk të pranojnë Empty Berisha, Ramës: Kosovarët ty nuk të pranojnë

Thu 23 May 2013 - 20:07
Partia Demokratike çeli fushatën në Kukës, ku prezantoi kandidatët për deputet të Qarkut të Kukësit. Ndërsa përmendi arritjet e Partisë Demokratike në Kukës, Has dhe Tropojë, Berisha sulmoi ashpër kreun e PS-së, Edi Rama dhe vizitën e tij në Kosovë para disa muajsh.
"Në rrugën tonë ka probleme, por është më e suksesshmja dhe ne kemi bërë gjithçka për të mbajtur premtimet tona. Alternativa tjetër është ajo e akuzave, akuzave akuzave e poshtërimit të Shqipërisë e shqiptarëve.
Njeriu i cili vetëm pak vite më parë do shkruante për vendin e tij me fjalë më të ndyra të fjalorit shqiptar dhe do ta quante Shqipërinë karrocën e ulokut, le ti themi këtij shoku se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu, ndërsa për Shqiptarët Shqipëria është e bukura e dheut, parajsa e tyre tokësore është Amerika. Shqipëria sigurisht sot është e shëmtuar për ty, por jo për shqiptarët pavarësisht se është dekada larg Amerikës. Është Amerika e tyre e bukura e zotit. Me autobusin tënd mavi, nesër, ne jemi të sigurt se do të shpallni Shqipërinë spital psikiatrik, mjekohu qetëso nervat, disfata po vjen disfata."
Vizita në Kosovë
“Rama na shkoi në Kosovë, dhe u tha kosovarëve se "ju Sali Berishën e merrni për Skënderbeu". Tani nga Kukësi do t’i them dy fjalë shokut Edvin. Kosovarët më shumë se të tjerët, më shumë se kushdo në Europë, kanë paguar me gjak lirinë e tyre, nga më i madhi tek më i vogli, nga 7-vjeçari deri tek 70-vjeçari. E dini se Skënderbeu, pas zotit është Krishti dhe Muhamedi i gjithë shqiptarëve. Skënderbeun nuk e ngatëroi as me Ibrahim Rugovën, e as me Adem Jasharin.
Po problemi yt është ky. Në një kohë kur në Kosovë vërshonin ende lumenjtë e gjakut, në një kohë kur nënat dhe gratë ishin duke larë rrobat e gjakut të fëmijëve të tyre, ti Edvin dorëzoje çelësin e artë të Bashkisë. Ndaj dhe ty, jo kosovarët por çdo shqiptarë, nuk mund të të pranojë. Kosova i njeh 1 mijë herë më mirë se ty heronjtë e kombit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi