Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha kundër Ina Ramës  Empty Berisha kundër Ina Ramës

Mon 24 Jan 2011 - 1:40
Berisha kundër Ina Ramës  Berisha-qeveri0804
Kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë në orët e pasdites së sotme ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama se zbaton dy standarte në punën e saj për zbatimin e ligjit.
Madje kryeministri ka shkuar edhe më tej duke u shprehur se zonja Rama raporton tek kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama për punën e saj.“Kjo zonjë që kur është emëruar me votën time e të mazhorancës ka zbatuar dy standarte për të cilat unë në mënyrë të hapur kam bërë deklaratën time. Deri më sot nuk ka hapur asnjë cështje penale ndaj asnjë eksponenti të qeverisë së mëparëshme ndaj asnjë eksponenti të qeverisjes vendore aktuale socialiste. Kjo zonjë ka hapur me qindra dosje ndaj mazhorancës e administratës së saj. Prokuroria i ka dhënë imunitet opozitës duke e dëmtuar atë. Afera e fundit me të cilën zoti Rama u akuzua me kontratë se kishte marrë 20 përqind për lejen e ndërtimit. Po e ndiqja me vëmendje i sigurt se mikesha e Avllajve do ta mbyllte, prokuroria ka ëikende brenda dhe jashtë shtetit me Avllajin tjetër”, tha Berisha.Më tej kryeministri përmendi një telefonatë të kryeprokurores Ina Rama me Drejtorin e Përgjishëm të Policisë për udhër-arrestet e 6 gardistëve, për t’u aluduar se kryeprokurorja raporton tek kryetari i PS-së, Edi Rama.“Dje pasdite Ina Rama merr në telefon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për urdhër-arrestet. Drejtori iu shpreh prokurores së formulimi ishte me gabime teknike dhe duhej korigjuar. Vetmë 30 minuta pas kësaj Edi Rama del në një konferencë për shtyp akuzon policinë për mosarrestimet”, deklaroi kryeministri Berisha.Në fund të fjalës së tij Berisha njoftoi mbledhjen e parlamentit në mbrëmjen e sotme për ngritjen e një komisioni hetimor për ngjarjet, si dhe njoftoi shtyrjen e manifestimit kundër dhunës për ditën e shtunë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi