Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë Empty Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë

Thu 20 Feb 2014 - 22:16
Mbaron protesta e PD-së, largohet turma në mënyrë paqësore

Berisha: Protesta me gjigande ne 23 vite! Ky eshte vetem fillimi!! Mirenjohje mirenjohje, perulje me nderim para ju protestueseve qe i kthyet sot shpresen e pashuar shqiptareve. Perpara! Perpara, per protesta, greva, demostrata te tjera. Mashtruesit qe shkelmuan dinjitetin tone duhet te marrin ndeshkimin e merituar. Zoti e bekofte Partine Demokratike! Zoti e bekofte Shqiperine!!, shkroi Berisha në Facebook.

















(E plotësuar )- Pas rreth 50 minutave pas nisjes së protestës së Partisë Demokratike, turma e njerëzve është larguar në mënyrë paqësore, pa krijuar asnjë incident. Grumbulli i njerëzve e ka nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej”, nga ku ka ecur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dhe në fund janë mbledhur të gjithë përpara Kryeministrisë. Aty kanë folur disa nga deputetët e PD-së dhe përfaqësues të kësaj force politike, dhe në fund ka folur edhe kryetari Basha, i cili ka akuzuar qeverinë për mosmbajtje të premtimeve dhe për prishje të konsensusit me opozitën.

I pranishëm ka qenë edhe ish-kryetari i partisë, Sali Berisha, por nuk ka folur përpara protestuesve. Në fund turma u largua e qetë.

Fillon protesta, protestuesit me moton "Rama, hiq duart nga xhepat e mi"
Ka marre fjalen para te pranishmeve Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Duke ju drejtuar turmës Basha deklaroi se qytetaret kane vërshuar si asnjëherë me pare ne bulevard. “Ju drejtohem ju dhe atyre mijëra e mijëra te tjerëve qe u nisen dhe u penguan te jene pjese e saj falënderim e mirënjohje për aktin me qytetar”, u shpreh Basha.

Basha deklaroi se opozita përkujton një dite te shënuar me germa te arta ne historinë e vendit tone, 20 Shkurtin e vitit 1991. “20 vite me pare, te rinj e te reja, burra e gra te këtij vendi rrezuan Enver Hoxhen, simbolin e gënjeshtares qe mbante peng vendin. U kemi një amanet gjithë bijve dhe bijave te këtij vendi, brezave te rinj qe na lëne trashëgimie e dinjitetit. Sot 23 vite me pas vendi ndodhet ne një udhëkryq te rrezikshëm. po shohim se si po cenohen e tjetërsohen nga qeveria Rama-Meta vlera te mëdha e te rëndësishmesh qe janë bere pjese organike e jetës se shqiptareve”, u shpreh Basha.

-Në vijim para Kryeministrisë kryedemokrati Lulzim Basha mbanë fjalën e rastit, duke u ndalur gjerësisht në premtimet e pambajtura të Kryeministrit.

- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, poashtu edh ish kryeministri Sali Berisha dhe deputetet i janë bashkuar protestës.

Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahet edhe një fjalim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Pranë Kryeministrisë janë instaluar kamera sigurie, ndërsa rreth godinës janë pozicionuar policë të shumtë.

Grupi i të rinjëve demokrat e shumë njerëz të tjerë janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" për të protestuar, aty ku 23 vite me parë u rrëzua busti i diktatorit.

Ka shtim të numrit të policisë.Për momentin gjendën rreth 1500 forca policore, ndërsa protesta po qëndron e qetë. Protesta do të zhvendoset para Kryeministrisë.

PD sot proteston

Në orën 14:00 Partia Demokratike do të zhvillojë edhe protestën e saj të paralajmëruar. Protesta do të fillojë në sheshin Skënderbej, aty ku dikur ka qenë edhe busti i ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, për të vijuar më pas drejt bulevardit dhe për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave. Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se detajet e ceremonisë janë përcaktuar vetëm dje pasdite, ku është lënë që fjalën para Këshillit të Ministrave ta mbajë vetëm kryetari i saj, Lulzim Basha. Ish-kryeministri Beriha, edhe pse do të jetë i pranishëm, nuk do të ngjitet në podium. Fillimisht hartuesit e planit të protestës kishin menduar që të diskutonte edhe ish-kreu i PD-së. Ndërsa organizimi do të jetë, ashtu sikurse në protestat e tjera. Deputetët janë shpërndarë nëpër zonat e tyre për të organizuar në bashkëpunim dhe me krerët e PD-së nëpër rrethe, transportin e protestuesve me autobusë.

Berisha

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të ngrihen kundër mashtrimeve të qeverisë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ish-kryetari i PD-së i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos provokojë protestuesit. “Të garantoj unë ty se, demokratët e Ukrainës nuk kanë shkuar me një skenar dhune. Ai skenar është provokuar totalisht nga forca të ngjashme si Edi Rama në pushtet dhe opozita nuk shkon për dhunë. Ne nuk shkojmë për dhunë. Ne jemi forcë politike demokratike dhe i përmbahemi rregullave, por nëse Rama provokon, bën gabimin më të rëndë. Ne e kemi protestë paqësore, e kemi fillimin dhe këtë e themi, është vetëm fillimi nesër”, tha Berisha. I pyetur nëse protestuesit nëse mund të kalojnë në veprime të dhunshme, ish-kryeministri Berisha, tha se protesta do të jetë civile , ndërsa shtoi se do të jetë vetëm fillimi i një vale protestash. “Jo ne nuk kemi ato motive. Ne do të jemi në krye të protestës dhe protesta do të jetë civile. I kërkoj Edi Ramës të mos provokojë, sepse do të behet përgjegjës vetë personalisht. Ne thamë se është vetëm fillimi, por fillim i cili do ta shndërrojë këtë pranvere në një pranvere të demokracisë, sepse ne shohim një rrënim të gjithanshëm”, tha Berisha.

Turi i Bashës

Një ditë para protestës së opozitës, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka kërkuar nga demokratët e Korçës t’i bashkohen marshimit me rastin e 23-vjetorit të rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Hoxha. Basha ka numëruar premtimet e pambajtura të qeverisë Rama, sjelljen arbitrare të mazhorancës, shkeljen e konsensusit dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese për të motivuar qytetarët të dalin në protestë në 20 shkurt. “20 shkurti i 2014-s thërret në sheshin Skënderbej çdo qytetar të lirë të këtij vendi të ngrihet kundër padrejtësive që po bëhen nga qeveria Rama-Meta. Qytetaria shqiptare që tashmë është europiane do të thotë fjalën e saj. Shqetësimin ynë pse thërrasim protestën, është për të sotmen dhe të ardhmen. Qeveria Rama-Meta ka marrë revanshin kundër Kushtetutës, konsensusit, pronës legjitime qytetare që është produkti i vetëm i qeverisë Rama-Meta. 23 vite më parë, veç rrëzimit të bustit spastruan edhe veset e diktaturës. Kjo qeveri po sjell vegla të atij regjimi, paligjshmërinë dhe mashtrimet e tij. Politikat qeveritare janë kundër interesave të qytetarëve dhe të të gjithë vendi. Sulmi ndaj administratës publike, pushimet masive, goditja e institucioneve të pavarura, sulmi i paprecedentë ndaj policisë së shtetit- të gjitha këto janë dëshmi se si dhe sa shpejt degradon një strukturë shtetërore”, u shpreh ai.

Grupimi “Dhjetori ‘90”

Studentët e Dhjetorit ‘90 kanë programuar një axhendë të ndryshme nga ajo e Partisë Demokratike për të përkujtuar rënien e bustit të Enver Hoxhës. Ata kanë vendosur që të organizojnë një aktivitet të ndarë duke e kujtuar ngjarjen me njëri-tjetrin në orën 18:00 në Qytetin Studenti ku nisi dhe revolta antikomuniste. Bislim Ahmetaj, një prej drejtuesve të Grupimit “Dhjetor ‘90”, ka lajmëruar miqtë e tij të asaj kohe të takohen në orën 18.00 te Kinoklubi. Në një njoftim në Facebook Ahmetaj shkruan: “Me Grupimin “Dhjetor 90? takohemi të enjten më 20 Shkurt në orën 18. 00 në Sallën Liria të Kinoklubit të Qytetit Studenti, aty ku u mbajt Greva e Urisë, aty ku nisi rrugën liria, aty ku u përmbysën mitet e diktaturës. Ish-studentë e pedagogë pjesëmarrës në Grevës se Urisë, krerët e opozitës, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, ish-sindikalistë dhe drejtues të protestës qytetare që çoji në rrëzimin e bustit të diktatorit si dhe artistët më në zë të aktrimit Mirush Kabashi e Naun Shundi, të cilët nën tingujt e muzikës së zgjedhur do të krijojnë një ambient magjik në “Qytetin e Lirisë”. Jeni të mirëseardhur”, shkruan Ahmetaj.http://www.botasot.info/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë Empty Re: Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë

Thu 20 Feb 2014 - 22:28
Po edhe ne festimin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise e gjithe Tirana ishte ne shesh por nuk quhej "festim" ajo qe dukej por quhej "turp"!...

Mos doni video qe t'i kujtoni?!

Ndersa keta e pane "sundimin" 500 vjecar turrk dhe e thone me tere mend fjalen "sundim"!...
 grrrr 

Talluni o 3 milione talluni, se s'i keni afer 30 milione te mergimit qe te shikoni si tallet...  Neutral 
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë Empty Re: Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë

Thu 20 Feb 2014 - 22:32
qdo partit opozitare ne shqiperi keshtu veproj
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë Empty Re: Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë

Fri 21 Feb 2014 - 3:19
Basha e ka vendin ne burg ,ka duart me gjakun e 21 janarit.
Sponsored content

Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë Empty Re: Basha i tregon "muskujt" Ramës dhe Metës, Berisha: Në shesh ishim 150 mijë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi