Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Britani: Krishterimi drejt zhdukjes, Islami fe e së ardhmes Empty Britani: Krishterimi drejt zhdukjes, Islami fe e së ardhmes

Thu 30 May 2013 - 20:56
Message reputation : 0% (1 vote)
Britani: Krishterimi drejt zhdukjes, Islami fe e së ardhmes Xhamia_kisha_938478269
Gazeta angleze Daily Mail në një shkrim të publikuar sot tërheq vëmendjen mbi një fakt krejt ndryshe nga ajo që dimë.

Harrojeni faktin se censusi i vitit 2011 theksoi se në Britani 33.2 milionë persona e quajtën veten kristianëm shkruan Daily Mail. Një e dielë, në një prej lagjeve të Londrës nëpërmjet fotografive dhe mund të shihni me sytë tuaj kush janë besimtarët e vërtetë, shkruan Daily Mail.

Këto fotografi tregojne se krishterimi në këtë vend është duke u bërë një fe e së kaluarës, dhe Islami fe e së ardhmes. Ato janë realizuar në lindje të Londrës, disa qindra metra larg njëra- tjetrës, transmeton albeu.

Në dy fotot e para shihen dy kisha, ku po mbahen meshat e të dielës. Në kishën e parë janë të pranishëm vetëm 12 persona, kur kisha është projektuar për 1230 persona.Më tej është një tjetër kishë, e hapur në shekullin e 18-të, njësoj si e para. Në total janë 20 besimtarë, kur kisha mban deri në 1 mijë besimtarë.

Në dhjetë vitet e fundit në Angli ka pasur një rënie të personave të identifikuar si të krishterë, nga 71.7 për qind në 59.3 për qind të popullsisë. Në të njëjtën periudhë numri i muslimanëve është rritur nga 3 përqind e popullsisë në 4.8 përqind. Gjysma e muslimanëve britanikë janë nën moshen 25 vjeç.

Është vlerësuar se në vitet e ardhshme në këtë vend do të ketë më shumë muslimanë aktivë se sa çmund te ketë në kishë. Një ide e cila gjysmë shekulli më parë do të kishte qenë krejtësisht e paimagjinueshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi