Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova ka tashmë vizën e saj Empty Kosova ka tashmë vizën e saj

Wed 5 Jun 2013 - 23:23
Republikës së Kosovës ka vizën e vet. Harta e Kosovës është njëra nga elementet dalluese të saj. Antuan Kurti, artist që jeton në Bruksel, është fitues i konkursit ku kanë marrë pjesë 6 aplikantë.

Shtetas të 87 shteteve kryesisht nga kontinenti afrikan, aziatik apo edhe nga Amerika Latine do të kenë nevojë për t’u pajisur me një vizë të tillë nëse duan të hyjnë në Kosovë.

Në mesin e këtyre shteteve bëjne pjesë edhe Rusia e Kina. Faza testuese për dhënie të vizave do të fillojë të zbatohet nga 1 korriku në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, kurse në marsin e vitit 2014 kjo pritet të zbatohet edhe në ambasadat dhe konsullatat tjera të Kosovës.

“Faleminderit Ministrisë së Punëve të Jashtme për punën e madhe që ka bërë për implementimin e njërit prej kritereve kyçe për proçesin e liberalizimit të vizave, e kjo është ndërtimi i sistemit të sigurt dhe të lehtë për t’u përdorur të regjimit të vizave për qytetarët e shteteve që paraqesin rrezik për kërkim azili në Kosovë dhe në vendet e zonës Shengen”, ka deklaruar ministrja e Integrimit Vlora Çitaku.

Sipas Çitakut, qeveria norvegjeze dhe organizata IMG nga ky shtet kanë siguruar 90 për qind të mjeteve financiare për këtë projekt dhe sipas zyrtarëve të kësaj organizate norvegjeze vizat janë të rregulluara në bazë të kërkesave që i kërkon Shengeni, me të gjitha karakteristikat e sigurisë.

Deri në fillimin e aplikimit të regjimit të vizave, shtetasve të huaj ndaj të cilëve zbatohet ky regjim do t’iu kërkohet leja e hyrjes për në Republikën e Kosovës. Regjim të vizave nuk do të ketë për SHBA-të dhe vendet e BE-së.

Qytetarët e BE-së do të mund të vijnë në Kosovë vetëm me letërnjoftim biometrik, kurse ata nga rajoni me pasaporta, apo edhe vetëm me letërnjoftime në vartësi nga marrëveshjet që ka Kosova me këto shtete.

Ende nuk është caktuar shuma se sa do të kushtojë pajisja me një vizë për të hyrë në Kosovë, por çmimi sipas zyrtarëve do të jetë i përafërt me atë të vendeve të rajonit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi