Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja kush e urdhëroi agjentin serb Sali Berisha të “gradonte” në krye të qeverisë e PD, shërbëtorin se Empty Ja kush e urdhëroi agjentin serb Sali Berisha të “gradonte” në krye të qeverisë e PD, shërbëtorin se

Thu 11 Jul 2013 - 11:24
Message reputation : 100% (1 vote)
Ja kush e urdhëroi agjentin serb Sali Berisha të “gradonte” në krye të qeverisë e PD, shërbëtorin se Sherbetari+bashaNGA: PERPARIM HALILI
Në muajin mars 2005, në kupolën e PD u shfaq befasisht një personazh, i cili kur u krijua PD në dhjetor të vitit 1990, ishte vetëm 17 vjeç. Në vitin 1991, ishte 18 vjeç dhe punonte kamarier në klubin “VIP” të shërbimeve sekrete shqiptare në Rinas, i caktuar në këtë punë prej sigurimit të shtetit, si familje e lidhur me sigurimin e shtetit dhe PPSH. Kur erdhi PD në pushtet, u bë pjesë e projektit të një “gjyshi” holandez, i cili e mori pas vetes dhe me shumë dashuri e “edukoi” me “parimet” e botës moderne. Më pas u njoh në këtë fondacion me vajzën e krye magazinieres së lekëve të firmës piramidale “VEFA”, që me lekët e shqiptarëve e nisi së bashku me vajzën e djalin për studime “speciale” në Holandë. Prej Holandës, u gjend me shërbime speciale në Kosovë, si mbikqyrës i problemeve “serbe” deri në mars të vitit 2005. Në vitin 2005, u gjend befasisht në krye të kupolës së PD, duke u futur nëpërmjet COP-it të krijuar të Argitës, vajzës së kryeministrit. Sikur të ishe “perëndia” e PD, Sali Berisha e “gradoi” menjëherë Lulzim Bashën në kryesinë e PD dhe tre herë ministër në tre ministri kryesore, ku u njoh për akte tradhtie me shitje trojesh kombëtare, për abuzime me 24 milionë euro në Rrugën e Kombit dhe për krime njerëzore, me vrasje të 4 protestuesve. Pas tre posteve ministrore, e gradoi kryetar të bashkisë Tiranë. Për Lulëzim Bashën, “yllin” që u shfaq e u ngjit befasisht në kupolën PD e të pushtetit, deri tani kanë dalë në dritë vetëm pak fakte në lidhje me veprimtarinë e tij “bunker”, i cili tashmë po “celebrohet” prej Sali Berishës, si trashëgimtar në krye të PD. Që prej vitit 2005, kur ai i shfaq në politikën shqiptare në kupolën e PD dhe të qeverisë “Berisha”, vazhdojnë të bëhen disa pyetje: Cili është në të vërtetë Lulzim Basha? Nga vjen dhe çfarë ka bërë në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Holandë e Greqi deri në mars 2005? Përse e solli Sali Berisha në krye të PD, përse u “desantua” pikërisht në krye të PD dhe kush e urdhëroi ta sillte? Përse duhej të ishte ministër i Jashtëm, Transporte-Telekomunikacionit dhe i Brendshëm dhe kujt i shërbente ai, nga këto poste? Çfarë misioni ka për të kryer në vijim në Shqipëri dhe krye të PD? Përse Sali Berisha, po ia dorëzon vetëm atij kreun e PD dhe cilët e kanë urdhëruar për këtë gjë? Këtë detyrë që nuk po e bëjnë Shërbimet Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Shqiptare, po e nis gazeta “SOT”, duke i drejtuar 25 pyetje Sali Berishës, në lidhje me “sekretet” e “personazhit mister” Lulzim Basha.
Kush e urdhëroi Sali Berishën, që të bënte Lulzim Bashën pjesë të qeverisë e trashëgimtar të PD?

1. A kishte lidhje krijimi i COP-it me justifikimin për të “desantuar” Lulëzim Bashën në PD e në qeveri dhe a ka lidhje me Beogradin ky “desantim”?
2. Ku dhe nëpërmjet kujt jeni prezantuar për herë të parë me Lulëzim Bashën dhe a është e vërtetë, që ju keni krijuar alibinë e “familjaritetit” të tij me vajzën dhe dhëndrin tuaj, për të maskuar rekomanduesit e vërtetë serbo-grekë, të futjes në PD dhe qeveri të Lulëzim Bashës?
3. A ka ndikuar Lulëzim Basha, në autoritetet zyrtare e ato të shërbimeve sekrete serbe, për të zhdukur dosjen tuaj si agjent i UDB-së dhe për pastruar dosjen tuaj të shkeljes prej jush, të embargos me kontrabandën e naftës gjatë gjenocidit serb kundër Kosovës, në favor të Milosheviçit?
4. A ka lidhje ndonjë “kontribut” i Lulëzim Bashës, bërë nëpërmjet zyrtarëve serbë në favorin tuaj, lidhur me “konservimin” e disa incizimeve dhe filmimeve, gjatë bisedës që ju keni bërë në vitin 1993 me Milosheviçin dhe me kryekriminelin serbin Arkan, që ka pirë gjak kosovarësh?
5. Ju keni në dorë një dosje “top sekret” të veprimtarisë së plotë të Lulëzim Bashës për vitet 1995-2005 , si bashkëveprues i shërbimeve sekrete e të drejtësisë serbe në lidhje me luftëtarët e UÇK, a mund të thoni se nga cilat shërbime të huaja ju është dhënë “Dosja Basha” dhe cilat janë porositë për rastet se kur duhen përdorur të dhënat e saj?
6. A ka lidhje emërimi i Lulëzim Bashës në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, me të dhënat që ka dosja e tij “top sekret”?
7. Përveç Paktit Detar për copëtimin e Shqipërisë në favor të Greqisë për faljen e territorit Shqiptar, a keni nënshkruar duke përdorur Lulëzim Bashën edhe 3 pakte të tjera të fshehta me Greqinë dhe 4 pakte me Serbinë, që kanë lidhje me cënimin e sigurisë kombëtare shqiptare dhe koncesionet ekonomikë të sektorëve strategjikë shqiptarë, në favor të Serbisë?
8. A ekziston i nënshkruar prej Lulëzim Bashës edhe me Malin e Zi, një pakt ujor sekret si me Greqinë dhe a ju është kërkuar “urgjent” ky nënshkrim pakti dhe prej kujt dhe përse duhej miratuar urgjent ky pakt, me ligj në parlamentin shqiptar brenda vitit 2010, siç u miratua?
9. Ku e keni bërë takimin e parë me palën greke për paktin detar dhe ku e ka marrë model-draftin e paktit Lulëzim Basha, a ka lidhje Serbia me “trajtën përfundimtare” të projekt-paktit me Greqinë, sipas modelit të pazar-paktit copëtues që ka bërë Esat Pashë Toptani me serbët për Veriun e Shqipërisë dhe Ahmet Zogolli me serbët, për faljen e “Shën Naumit”?
10. A ka lidhje Lulëzim Basha në njohjen dhe lidhjen tuaj “miqësore” me Damir Fazlliç dhe si ua prezantoi atë: si “koleg shërbimi në UNMIK”, si “misionar i BE”, apo si “lobist anglez deklaratash vlerësuese për qeverinë tuaj”? Ju, çfarë pakti ndërshtetëror, keni firmosur me Damir Fazlliç, për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë prej Serbisë?
11. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, ka marrë pjesë Damir Fazlliç, me çfarë statusi dhe dokumentesh e ka prezantuar Lulëzim Basha në këtë mbledhje: Si përfaqësues i Shtetit Anglez, Holandez, Francez, Gjerman, Greke apo Serb?
12. A keni bërë ju dhe Lulëzim Basha, marrëveshje për të prezantuar Damir Fazlliç, si “biznesmen”, me synim maskimin e misionit real që ai kryente dhe kryen në Shqipëri nën përkujdesjen dhe vendim-marrjen e ligjvënien tuaj, me urdhër të Lulzim Bashës dhe dy fëmijëve tuaj?
13. A ju ka ardhur në maj të vitit 2005, një “material special” prej ish-UÇK, në lidhje me “shërbimet speciale” që ka kryer Lulëzim Basha në Kosovë e Serbi me dosje kundër figurave të UÇK dhe si e keni “mbyllur” këtë “problem”?
14. A ka lidhje gjysma e 240 milionë eurove të “humbura” të tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash, me ndonjë “krijim dhe pagesë lobimi” nëpërmjet Lulëzim Bashës, Damir Fazllic e IDB, për të “pastruar” ndërkombëtarisht një “plagë” të pushtetit tuaj të viteve 1992-1997?
15. A kanë lidhje kontratat koncensionare në energji, me “klientët diplomatikë” të Lulëzim Bashës, po shitja e divizionit të shitjes në CEZ, a ka si lobistë Fëmijët e tu dhe Damir Fazllic dhe firmat serbe të energjisë në rajon?
16. A keni një raport të SHISH me 325 faqe të muajit mars 2012, në lidhje me “figurën dhe veprimtarinë” e Lulëzim Bashës, si dhe me udhëtimet e tij me 6 pasaporta gjatë shërbimeve qeveritare si Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm dhe Ministër Transporti dhe a ka lidhje me këtë raport, sulmi juaj ndaj kreut të SHISH Bahri Shaqiri, për ta shkarkuar e për të marrë SHISH në kontroll?
17. Çfarë porosie keni dhënë tek ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, kur jeni informuar nga “agjentët e tu”, se Lulëzim Basha ka udhëtuar shpesh nga Rinasi, me pasaporta të trefishta në hyrje-dalje udhëtimi privat?
18. A jeni informuar nga Ambasada e SHBA, që Lulëzim Basha ekspozohej në qarqet diplomatike ballkanike edhe si përfaqësues lobues i interesave të shtetit amerikan, shqiptar, kosovar e serb dhe si keni reaguar, kur Serbia ju ka konfirmuar faktin dhe ka kërkuar të lejohet si lobit i saj?
19. A ka lidhje sulmi juaj ndaj ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, me këmbënguljen e tij për të trajtuar ligjërisht e publikisht disa “informacione delikate” në lidhje me “veprimtarinë ndërkombëtare” të Lulëzim Bashës?
20. Çfarë biznesesh e llogarish të përbashkëta familjare keni krijuar me Lulëzim Bashën dhe në cilat shtete, a i komandon këto biznese e llogari bankare familja juaj, apo është “administratore” Xhane Isufi, vjehrra e Lulzim Bashës, ish-financierja e firmës piramidale “VEFA”, ndërsa avokate përfaqësuese është Aurela Isufi, gruaja e Lulzim Bashës?
21. në 8 vitet e pushtetit tuaj, a i keni hartuar e miratuar vendimet qeveritare, a i keni kaluar projekt-ligjet dhe ai keni miratuar ato në parlament, pa konsulencën dhe aprovimin e Lulëzim Bashës, veçanërisht ato që kanë lidhje me interesat ekonomike kombëtare dhe integritetin e vendit?
22. A po e përgatisni ju, “skenarin” për akt-trashëgiminë e drejtimit të PD në duart e Lulëzim Bashës dhe nga shërbimet e cilit shtet antishqiptar, ua kanë urdhëruar këtë akt kalimi të kryesimit të PD, në duart e Lulzim Bashës?
23. A po e monitorojnë dhe po e financojnë Serbia e Greqia vendosjen e Lulzim Bashës në krye të PD dhe a janë monitorues të këtij procesi greku antishqiptar Nikolas Geixh dhe antishqiptari serb Damir Fazlliç?
24. A ka qenë këmbëngulja e Lulëzim Bashës dhe a e ka sjellë ai të gatshëm, projekt-ligjin për legalizmin e homoskesualitetit dhe martesave “gay”?
25. A ju ka futur në “thes” misionari juaj serbo-grek Lulëzim Basha, dhe nga “tutor”, jeni kthyer ju, në misionar i tij, aq sa jeni të detyruar t’i dorëzoni edhe PD, të cilën e keni sunduar dhe përdorur me klane-familje për 23 vite?
Të emëruarit nga Saliu, Liria, Argita e Shkëlzeni
Atë që ka bërë familja “Berisha”, konkretisht guaja Liri, vajza Argita, djali Shkëlzen, dhëndri, mbesa etj, në 8 vite qeverisje të Sali Berishës, nuk i ka bërë në vitet 1939-1943 as Eda Musolini, vajza e ish-kryefashistit italian Benito Musolini, kur babai i saj, qytetin e Sarandës ia bëri dhuratë për martesë, qytet të cilin në nderim të saj e quajti “Porto Eda”. Madje vajza e “Duçes” dhe dhëndri i tij Konti Çiano nuk hipotekuan as toka, nuk bën as emërime prefektësh, kuestorësh, kryedoganierësh e kryebashkiakësh. Ndërsa vajza e “Duçes” shqiptar Sali Berisha, Argita Berisha, në vitet 2005-2013 ka bërë gjithçka. Nëse doje të bëheshe ministër, ambasador, kryedoganier, drejtor, kryepolic, president republike e madje edhe roje në azile pleqsh, këtë mund ta realizoje vetëm duke marrë “vulën” tek Liria, Argita e Shkëlzeni. Nëse prekje interesat e Lirisë, Argitës, Zenit e dhëndrit, “fluturoje” nga ministër, ambasador, kryedoganier, polic, profesor, drejtor shkolle e President Republike. Ja skeda e emërimeve prej pushtet-familjes kryeministrore:
1. Anëtarë kryesie të PD: copë 17
2. Kryetari i Bashkisë Tiranë: copë 1
3. N/kryetare Bashkie Tiranë: copë 1
4. Drejtori i Rrugëve: copë 1
5. Prefekti i Tiranës: copë 1
6. Ambasadorë: copë 42
7. Ministra: copë 11
8. Zv/ministra: copë 25
9. Kryetar të ILDKP: copë 1
10. Kryetarja të KQZ: copë 1
11. Shef komisariati Rinas: copë 1
12. Drejtor doganash: copë 9
13. Deputetë të PD: copë 44
14. Gjeneralë ushtrie: copë 30
15. Kryetar komunash: copë 75
16. Kryetar bashkie: copë 17
17. Drejtor arsimi qarqesh: copë 8
18. Drejtor arsimi rrethesh: copë 20
19. Drejtorë policie: copë 9
20. Shefa komisaritesh: copë 21
21. Kryetar KLSH: copë 1
22. Anëtar të KLD: copë 7
23. Kryetar i Kishës Autoqefale: copë 1
24. Anëtarë të Gjykatës së Lartë: copë 5
25. Akademia e Shkencave: copë 6
26. Guvernator Banke: copë 1
27. President Republike: copë 1
28. Prefekt Qarqesh: copë 12
29. Kryetar Këshilli-Qarqe copë 6
30. Drejtorë Qarkullimi: copë 15
“Profili” i Lulzim Bashës
Ministër i 4 të vrarëve në 21 janar 2011
Në 21 janar 2011, në drejtimin e policisë prej tij u vranë 4 protestues në sheshin përballë kryeministrisë, të qëlluar nga Grada e Republikës, me urdhër të Sali Berishës, Lulzim Basha nuk u përfshi në hetime, dosja nuk ka autorë krimi.
Ministër i Paktit Detar, me falje të detit Greqisë
Janë 355 km katrorë sipërfaqe detare, që iu dhanë Greqisë në 28 prill 2009, dy maj përpara zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar të nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Në 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese e deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën këtë projekt- marrëveshje
Ministër i tenderit mafioz të rrugës “Durrës-Kukës”
Janë 240 milion euro, vjedhja korruptive e bërë prej Lulzim Bashës, me tenderin fiktiv të rrugës Rrëshen-Kalimash. Bashës. Prokuroria kërkoi imunitetin e Bashës, por Gjykata nuk e gjykoi akuzën dhe e mbylli dosjen “me procedurë”, pra me tejkalim afatesh hetimi, të cilat u mbyllën me procedurë, me urdhër të Berishës.
Marre nga Gazeta SOT
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ja kush e urdhëroi agjentin serb Sali Berisha të “gradonte” në krye të qeverisë e PD, shërbëtorin se Empty Re: Ja kush e urdhëroi agjentin serb Sali Berisha të “gradonte” në krye të qeverisë e PD, shërbëtorin se

Thu 11 Jul 2013 - 11:48
hajt se dhe pak se burgu e pret edhe kete lulen e bukur
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi