Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Myslimane e devotshme, edhe pse e rritur në familje krishtere  Empty Myslimane e devotshme, edhe pse e rritur në familje krishtere

Sun 28 Jul 2013 - 16:51
Myslimane e devotshme, edhe pse e rritur në familje krishtere  Shkendije4-1375001374

Shkëndije Mujaj di vërtetë të befasoj opinionin. Sa e shohim në poza shumë provokuese dhe gati tërësisht e zhveshur, e saj e mbuluar tërësisisht si një pjesëtare e përkushtuar e fesë islame. Së fundmi ajo përshëndetjet e zakonshme me fotot lakuriqe që i ka postuar në rrjetet sociale, i ka zëvendësuar me përshëndetjen arabe ‘selam alejkum’, kjo për faktin se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe ajo ka vendosur që gjatë këtij muaji t’i përkushtohet denjësisht riteve fetare. Por gjatë intervistës për gazetën tonë, ajo ka zbuluar disa fakte interesante që nuk kanë qenë të njohura deri tani.
Çfarë ju shtyri që pas një kohe bukur të gjatë t’i riktheheni përkushtimit ndaj fesë islame duke vënë edhe mbulesën?
(Selam Alejkum) Mediat sikur më kanë në qejf shumë, edhe gjithnjë i përziejnë gjërat sidomos gjërat personale që nuk i di askush!. Fillimisht ju falënderoj shumë që më dhatë mundësinë të sqaroj këtë temë, pra ‘Mbulesën’ dhe njëkohësisht më lejoni të jua uroj gjithë myslimanëve muajin e shenjtë të Ramazanit, pra muajin e mëshirës dhe agjërim të lehtë të gjithë agjëruesve.
Unë jam rritur në një familje zvicerane, pra të krishtere të cilët më morën për të më adoptuar në atë kohë kur familja ime ishte në Kosovë dhe po mbretëronte kohë lufte.
Unë kam ardhur vet në Zvicër tek tezja ime ku edhe pas një kohe të shkurtër me disa pakënaqësi i kam ikur tezes dhe jam drejtuar institucioneve përkatëse ku kërkova të shkoj në shkollë. Pas një reportazhi televiziv ata më kishin parë dhe u lajmëruan për të më birësuar dhe unë dhe shkova të jetoj ne hotelin të cilin ata e posedonin.
Sa herë që ata hynin në kishë unë qëndroja tek dera, sepse ju thosha se jam myslimane, edhe pse nuk kisha kurrfarë njohurie mbi islamin, por kisha një bindje të brendshme tek Allahu xh.sh.
Por kontakt me Allahun dhe frymëzim shpirtëror kam pasur gjithnjë edhe si e vogël. Fillova pak nga pak të mësoj namazin ku falënderoj Zotin shumë, përveç që kryej një obligim e ndiej veten shumë mirë. Pastaj u mbulova, sepse dua t’i zbatoj të gjitha rregullat që Allahu të jetë i kënaqur me mua.
Si ishte reagimi i të tjerëve për mbulesën tënde?
Rrethi im përkatësisht familja u shokuan totalisht dhe mendonin se më ka shtyrë dikush me u mbuluar, meqë kisha shoqëri edhe nga Arabia. Unë e ndiej veten shumë mirë, aq mirë sa që them o Zot pse këta kështu të humbur e unë po ndihem kaq e lumtur?
Madje, madje, mami më kushtëzoi ta heqë shaminë duke më thënë që mos të shkoj në shtëpi me shami. Ndërkaq babi më thoshte mbulesën duhet ta vësh vetëm kur të bësh namaz e jo edhe gjatë rrugës.
Them ka qenë vendim pak sa i shpejtë për t’i rezistuar gjitha këtyre akuzave, madje ka pasur edhe familje që më kanë hequr shaminë jashtë, pastaj më kanë lënë të hyj brenda. Reagime kam edhe nga shoqëria, por megjithatë, unë vazhdoj të jem me dëshirën time për mbulesën.
Mbulesën do ta mbani gjithnjë apo për një kohë të shkurtër?
Për mua është me rëndësi dhe gjithë juve që besoni botën tjetër veprat të bëhen me sinqeritet vetëm për hir të Allahut e jo sa për sy e faqe, sepse Allahu e din edhe pëshpëritjen tënde në zemër.
Sa i përket mbulesës unë çdo herë mbulohem gjatë adhurimit ose namazit ose kur lexoj Kuran, por si duket disa media kohëve të fundit kanë trilluar rreth mbulesës, kështu që iu kisha lutur që të më lënë të qetë sidomos në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.
Çfarë do të ndodhë me profesionin tënd të këngës, do t’i riktheheni?
Muzika më pëlqen dhe kam pasur si hobi, kam dëshirë shumë të vallëzoj dhe ndihem mirë por të them të drejtën nganjëherë më vijnë disa mendime ashtu që ato vargje janë fjalë të kota dhe vërtetë po t’i analizosh mirë janë të kota. P.sh. (të deshta, më le, ku je etj), kam filluar të kem bindjen që këto janë të kota, kam filluar mos ti ndjejë ato vargje dhe jam shumë konfuze se a është vërtetë muzika haram?
Ndonjë mesazh për fund?
Desha të them që unë kam kuptuar se fjala ‘Islam’ do të thotë respekt, tolerancë, paqe, dashuri, mëshirë dhe mos ta marrë kush atë të drejtë të mendoj që është më i mirë se tjetri, sepse atë ne nuk e dimë, e dinë vetëm Allahu.
Mund të jetë edhe njeri i mirë ai që nuk është islam, por ka virtytet që Zoti i do, mos të harrojmë se gjatë kësaj periudhe jemi gjithë në sprovë dhe nëse je mirë sot nuk do të thotë që Allahu nuk të sprovon me të kundërtën ose me fëmijët tuaj.
Pra fillo duke pastruar zemrën tënde nga gjitha njollat që i posedon xhelozia, inati përgojimi e shumë e shumë vese që kam hasur ti dëgjoj edhe nga gratë me mbulesa nëpër xhamia të cilat shkojnë me bo namaz dhe fillojnë e përgojojnë.
Pra as mbulesa as mjekra asgjë nuk të bënë dobi kur ke simptome të sëmundjeve të ndryshme. Pastroje zemrën duke bërë llogarinë vetëm për veten tende. Selam Alejkum.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Myslimane e devotshme, edhe pse e rritur në familje krishtere  Empty Re: Myslimane e devotshme, edhe pse e rritur në familje krishtere

Sun 28 Jul 2013 - 16:55
Mqs e lexova deshta qe te ndaja edhe me ju kete artikull, titulli i temes me duket shume i ekzagjeruar pothuajse pa kryp...

Cfare myslimane e devotshme ? Kur deri dje ishte ajo qe ekspozonte foto dhe tregonte gjitha pjeset intime te trupit, nje myslimane e devotshme nuk i tregon lakuriqsine gjithesecilit...
Vertet feja Islame eshte fe e paster dhe fe e tolerance dhe meshires, Allahu pranon faljet dhe gabimet, njeherit dhe pendimet por kjo eshte loje e flliqur qe turp i Zoti eshte kjo...

E kam thene edhe me heret Islami eshte fe e paster por jane njerezit ata te cilet e ndyen...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi