Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krishtlindja, Shqipëria vendi ku e festojnë të krishterë e myslimanë  Empty Krishtlindja, Shqipëria vendi ku e festojnë të krishterë e myslimanë

Fri 27 Dec 2013 - 4:48
Message reputation : 100% (1 vote)
Krishtlindja, Shqipëria vendi ku e festojnë të krishterë e myslimanë  6788060
TIRANË - Krishtlindja sa vjen e bëhet më masive në Shqipëri. Gati duke garuar me Vitin e Ri, që dekada më parë dukej mbreti i të gjitha festave për popullaritetin e tij, gjë që u zbeh vit pas viti me ripërtëritjen e Krishtlindjes.

Në mungesë të sondazheve, kjo përhapje më e madhe popullore përkapet në urimet në rrjetet sociale, në informacionet se “sot do dalim”, “gëzuar festën”, “mbarësi Krishtlindjen”, “Zoti na ndihmoftë dhe mbrojttë”, që dëgjon në rrugë, në lagje, në punë, kudo. Nga ngjyrat e veshjeve, dhuratat dhe llojet e tyre, tipike të Krishtlindjeve, festat familjare, ku nuk po neglizhohet më të paktën një festë e vogël, një ëmbëlsirë apo në bare e restorante, ku gëlojnë menytë e veçanta dhe festimet.
Me të krishterë e myslimanë. Shpeshherë festojnë pa kurrëfarë dallimi. Rëndom urojnë dhe mirëpresin urime për Krishtlindje edhe myslimanët formalë shqiptarë, nga ata që e njohin veten si të tillë prej origjinës së prindërve, apo më saktë gjyshërve e stërgjyshërve, sepse prindërit dy dekada më parë ishin kryesisht ateistë. E gjithmonë e më shumë festojnë jo thjesht nga gëzimi i festës, dmth mjaft që të festohet e s'ka rëndësi kuptimi, por duke e theksuar gjithmonë e më shumë Zotin, Jezu Krishtin, besimin.

Rezultatet e fundit të Censusit tregojnë se numri i besimtarëve të krishterë në vendin tonë është rritur në rreth 20% të popullsisë, nga 10% që ka qenë para viteve '90, komuniteti i dytë më i madh në vend pas atij mysliman. Por ende nuk ka një statistikë nëse këta, qoftë myslimanë apotë krishterë janë besimtarë formalë apo besimtarë praktikantë, aktivë.

Sidomos të rinjtë, sot ata duan të dalin e të festojnë. "Nëse është festë pse mos dal për një gjë që jep gëzim?", thotë një studente. "Urime Krishtlindjen! Zoti le t'ju dhuroje ate qe deshironi me shume dhe le t'u ruaje ate qe ju keni.
Le t'ju mbushë zemrat me gezim dhe me plot dashuri, paqja dhe harmonia le t'ju perqafojne miqte e mi...", shkruan në Facebook urimin një 36-vjeçare, që prej prindërve të saj është myslimane.

Apo ka dhe urime të atyre që ndihen vërtet myslimanë, por urojnë besimtarët katolikë e ortodoksë: "Te gjithe miqve te mi te krishtere ju uroj nga zemra gezuar, me gjithçka qe ju do zemra, Krishtlindjen! Zoti u dhashte paqe, harmoni, begati e lumturi!", është urimi i Enver Bytyçit apo "të gjithë besimtaret e krishterë dhe atyre që e festojnë gëzuar për shumë vjet Krishtlindjen. Paqja, mirëkuptim dhe gëzim paçi gjithmonë në vatrat tuaja", urim i Pirro Pjetërnikajt, edhe ky mysliman.

"Gëzuar Krishtlindjen të gjithë miqve të krishterë! Qoftë një vit edhe më i begatë dhe në radhë të parë me shëndet, lumturi, përulësi, dashuri e solidaritet. E kur themi këto fjalë, jo vetëm të marrim, por mbi të gjitha të japim sa më shumë, sidomos tek ata që e kanë nevojë", thotë Ardit Bido.

"Miq, ju uroj gezuar Krishtlindjen te gjitheve ju qe jeni besimtare. Feja duhet t'i bashkoje njerezit, e sidomos neve shqiptareve, qe nuk e kemi luksin te grindemi, pasi jemi komb i vogel por me shume armiq. Gezuar!", shkruan ish-deputetja e Vetëvendosje në Kosovë, Alma Lama.

Apo "nga Korca e bukur ju urojme KRISHTLINDJE TE MBARA!! Gezuar!!", uron Ilir Jano prek Korçës sa ortodokse aq edhe myslimane, ku zbukurimet festive kanë qenë nga më të bukurat.Apo dhe Merry Christmas.e Buon Natale nga shqiptarët që jetojnë nëpër botë. Shqiptarja.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi