Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 rregulla mbi Shqipërinë Empty 10 rregulla mbi Shqipërinë

Thu 5 Sep 2013 - 21:17
10 rregulla mbi Shqipërinë Korca
Nga Daniel Sharp

stuff.co.nz



“Çfarë? Shqipëria?”

“A nuk janë shqiptarët atë gangsterët që trafikonin njerëz tek filmi ‘Taken’,” pyet mamaja.

“Ah, më duket se po”.

“Po pse po shkon atje?”.

“Pse jo?”.

E gjora mama.

Shqipëria është në tokë, njerëzit janë të dashur, ushqimi është i mrekullueshëm dhe shumë i lirë dhe transporti është kaotik, por efecient.

Shumë kam mësuar nga Shqipëria, ndërsa më poshtë nuk është një renditje e kohës që kam kaluar atje, por një set personal rregullash për Shqipërinë.

Përpara se të largohesha nga Greqia më thanë se ka dy tipa njerëzish në Shqipëri: kriminelët e përfshirë në trafik njerëzish, droge dhe të tjera krime, ndërsa pjesa tjetër janë njerëz të dashur, që punojnë shumë, krenarë dhe të fortë, që bëjnë më të mirën për jetën e tyre.

Peizazhi ishte i harlisur, njerëzit të mirë, madje edhe pse ferma ishte sinonim me erën e rëndë të barit të thatë dhe plehut të kuajve.



Rregulli 1: Sigurohuni se çfarë po ndodh

Korça, në jug të Shqipërisë, nuk është një destinacion turistik. Është e shëmtuar, gri dhe e ndotur.

Por në Korçë po ndodh diçka e madhe, i vetmi festival në kalendarin e aktiviteteve në Shqipëri, Festivali i Birrës Korça. Dhe është sonte.

Birra është e lirë, atmosfera e mirë dhe muzika është… interesante.

Meshkujt janë të yndyrshëm dhe femrat… epo nuk kishte shumë femra.

I kishte të gjitha: shqiptarët që imitonin Pitbullin dhe rocker-a të famshëm që këndonin këngët e Bon Jovi dhe Metallica, por edhe këngë vendase.

Fëmijët pinin, ashtu si prindërit e tyre, dhe mungesa e femrave do të thoshte që shumë meshkuj kërcenin së bashku.



Rregulli 2: Besoni (përgjithësisht) tek natyra e mirë e njerëzve

Pas festivalit takuam dy maqedonas, që u habitën me faktin që kishim qenë në Korçë, duke qenë se vinim nga vendet ekzotike të jugut.

Ata ishin miq fantastikë, na sollën birrë, na treguan shumë për zakonet në Ballkan dhe na çuan me makinë në Maqedoni dhe na siguruan një vend për të qëndruar aty.

Pas një javë në Maqedoni erdhëm sërish në Shqipëri, në brigjet e Adriatikut dhe në kryeqytetin, Tiranë.

Sapo erdhëm në Durrës, dukej se aplikohej rregulli një. Aty ishte festivali i Kosovës.

Kështu që nuk kishte akomodim për ne.

Kërkimi ynë i lodhshëm për akomodim përfundoi tek një djalosh që kishte një internet- kafe, që nuk fliste asnjë fjalë në anglisht dhe që përdori Google Translate për të na ndihmuar për të gjetur një vend, që kushtonte 50 euro nata.

Kërkimi na mori shumicën e ditës ndaj dolëm në plazh, që është përpara hotelit tonë.

Plazhet janë plot me çadra dhe shezlonge dhe nuk na lejohet të shtrihemi në rërë, kështu që na duhet të marrim një shezlong.

Kjo sjell rregullin numër 3.



Rregulli 3: Kujdes me monopolin e shezlongëve

Është një rregull vital pasi mësuam se disa nga karriget në plazh ishin të lira dhe të tjerat jo.

Kështu, çadrat e verdha ishin të lira, ato blu jo, ato blu me të verdhë ishin rezervuar për klientët e hotelit dhe gjithçka me hije të bardhë ishte një zonë për të mos shkuar. Shumë kriptike. Më në fund arritëm të gjejmë një çadër të lirë dhe shijuam plazhin.



Rregulli 4: Mos bëni plane transporti në Shqipëri

Nuk ka orare, nuk ka çmime, nuk ka asgjë dhe sërish është sistemi më efecient i transportit në Europë. Ti ecën në rrugë me një çantë në shpinë dhe brenda pak minutash ke përfunduar në një furgon, makinë të prishur, gomar apo çfarëdo gjëje dhe ju jeni në rrugën për destinacionin tuaj të dëshiruar. Transporti nuk është pa rreziqe. Lexoni rregullin numër pesë.



Rregulli 5: Rregullat e rrugëve nuk aplikohen, as standardet për makinat

Sigurisht që do të shkosh nga pika A në B shpejt dhe në mënyrë efeciente, por nuk është pa rrezik.

Është sikur je në një film, në një skenë ndjekje me makina vetëm se askush nuk po u ndjek.

Një furgon për 8 vetë mbushet me 16 të tillë dhe parakalon makinat me shpejtësi, duke mos parë kufi shpejtësie. Duket si një kuti e ndryshkur me goma. Rregullat e rrugëve aplikohen vetëm kur sheh një polic. Çdo shofer vendos rripin e sigurimit dhe pasi kalon, e heq atë.

Tirana, kryeqyteti, ishte më i pastër nga sa prisnim. Kishte parqe, një zonë për bare dhe njerëzit ishin të këndshëm dhe ushqimi e akomodimi të lirë. Shëngjini ishte versioni më i vogël i Durrësit, përveçse ishte më i lirë, por sërish i tejmbushur dhe i pistë.

Netët ishin më interesante. Hoteli ishte mbi një klub nate dhe gjumi nuk ishte opsion. Shih rregullin më poshtë.



Rregulli 6: Mendoje çdo natë si festë në Shqipëri

Çdo natë që kaluam në Shqipëri ishte si një party apo si një festival. Nuk shkuam gjëkundi, por muzika ishte tradicionale dhe atmosfera e çuditshme.



Rregulli 7: Nuk ka internet

Interneti gjendet me shumë vështirësi në Shqipëri. Hotelet nuk e ofrojnë falas dhe mund të kalosh disa ditë pa të.



Rregulli 8: Mos prit që të dish se çfarë po ha

Ky rregull nuk është për t’u shqetësuar, është gjysma humor.

Blini ushqim në rrugë, është shumë i lirë, thjesht hamendësoni se çfarë po hani dhe lutuni që ushqimi të mos u vrasë. Kam ngrënë ushqimin më të mirë në këtë mënyrë.



Rregulli 9: Mësoni disa fjalë nga gjuha e tyre

Një rregull që nuk e ndoqëm shumë mirë. Anglishtja nuk flitet gjerësisht ndaj disa fjalë kyçe në shqip do ishin të rëndësishme.



Rregulli 10: Rakia do u nxjerrë ujët e zi

Rakia është pija vendase.

Është e ngjashme me rakinë që mund të keni shijuar në vendet e tjera të Ballkanit, përveçse është shumë e fortë.

Kujdes me shishen që blini ose ku pini. Shanset janë që të jetë raki e bërë në shtëpi dhe është tre herë më e fortë se ajo e zakonshme.

Kjo mund të çojë në një dehje të shpejtë dhe të nesërmen nuk do e doni jetën.

Kujdes kur vizitoni Shqipërinë, është një nga vendet më intriguese që kam vizituar ndonjëherë.

Marrë nga Tema
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi