Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhëndri i Berishës përgjon kryeministrin Rama Empty Dhëndri i Berishës përgjon kryeministrin Rama

Sat 8 Feb 2014 - 16:28
Kanë ikur para më shumë se pesë muajsh nga pushteti. Por kokën e kanë sërish atje. Jo vetëm ish-kryeministri Berisha, që kujton me nostalgji, duke mbushur profilin në Facebook me foto kur ishte i pari i vendit, vetë zot dhe vetë shkop, por edhe njerëzit rreth tij, nga familja, si për shembull Jamarbër Malltezi, dhëndri, apo siç njihet ndryshe burri i Argitës.Dy ditë më parë, Jamarbri shkroi gjithë mllef një status të gjatë për punët që bën një brigadë për të terrezitur kryeministri, brenda dhe jashtë, para dhe mbrapa, për të hequr përfundimisht zhulin që lanë demokratët e Berishës për tetë vite.

Sytë ia ka vrarë puna që po bëhet për sistemin, gjelbërimin dhe kthimin e sheshit pas kryeministrisë në një park për qytetarët dhe gjithë merakun e ka pse ai që prish me tritol ndërtimet pa leje, po ndërton vete pa leje një...lulishte.

“Po shohim shfaqje me prishjet e ndërtimeve pa leje, por ai që prish ndërtimet e të tjerëve ka 5 muaj që po ndërton vetë (i) pa leje tek kryeministria (ii) pa tender, (iii) pa projekt, (iv)

pa vlerë fondi projekti, (v) me para të dyshimta, (vi) dhjetëra kamionë, ekskavatorë dhe punëtorë dhe (vii) fonde dhurata miliona euroshe të padeklaruara.

Standard i dyfishtë i turpshëm”-shkruan gjithë mllef burri i Argitës. Mllefi i Jamarbrit merr pëlqimin e deputetëve të PD-së Kastriot Islami, Gent Strazimiri, apo Arben Ristani dhe të disa figurave afër PD-së si Altin Goxhaj.shekulli.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Dhëndri i Berishës përgjon kryeministrin Rama Empty Re: Dhëndri i Berishës përgjon kryeministrin Rama

Sat 8 Feb 2014 - 16:33
Mori fund me ne fund Diktatori berishe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi