Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama-Berishës: Ligji për plehrat, tradhtia më e madhe kombëtare Empty Rama-Berishës: Ligji për plehrat, tradhtia më e madhe kombëtare

Fri 4 Nov 2011 - 11:13
“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve…”. Kështu shkruan kryetari i Partisë Socialise, Edi Rama, në adresën e tij në Twitter, ndërkohë që në Kuvend vazhdon debati për ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

Vetëm dy minuta pas këtij postimi, Rama shkruan “Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”, referuar fjalimit te kryeministrit Sali Berisha ne Kuvend, ne mbrojtje te ligjit per menaxhimin e mbetjeve e qe parasheh importin e 50 lendeve.

Ashtu sikurse dhe më parë, Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha dhe kundershtareve te tij politike nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi