Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Furgoni ecën më shpejt, por kokën e ke në “thes” Empty Furgoni ecën më shpejt, por kokën e ke në “thes”

Sun 16 Feb 2014 - 14:01
Reportazh nga Gjirokastra. Flasin udhëtarët. Rrëfejnë shërbimin e keq dhe kushtet e tmerrshme që shoqërojnë shqiptarët gjatë një udhëtimi .Telnis Skuqi
Studenti gjirokastrit i Universitetit të Tiranës, Dritan L, hedh vështrimin sa andej- këtej, për të zgjedhur mjetin që do ta dërgojë më shpejt në shtëpi.Është në mëdyshje, preferon më shumë furgonin, se sa autobusin. “Furgoni ecën më shpejt, por kokën e ke në “thes”, ndërsa autobusi ta sjellë në majë të hundës udhëtimin”, thotë Dritani. Sipas tij, autobusët nuk ofrojnë sigurinë e dikurshme, ndërsa shërbimi lë për të dëshiruar. “Shërbimi urban është mjeti që përshkon më shumë kilometra, por mjediset e brendshme nuk ofrojnë pastërti”, shprehet Dritani.
Furgoni ecën më shpejt, por kokën e ke në “thes” RRREWVBHKP


Sokol K., 43 vjeç, që administron prej 18 vjetësh dy autobusë të transportit publik në Gjirokastër, thotë se vitet e fundit transporti inter-urban është lënë pas dore dhe nuk investohet për të rritur cilësinë. “Furgonat na konkurrojnë padrejtësisht”, shprehet Sokoli, duke shtuar se shteti duhet të ndërhyjë për të disiplinuar këtë shërbim.

Ai pranon faktin se autobusët inter-urban nuk ofrojnë kushte higjeno-sanitare, nuk respektojnë klientët, fshehin biletat dhe ndalojnë vend e pa vend. “Ka keqmenaxhim dhe kjo për fajin tonë”, shton Sokoli.

Andrea Çakalli, 37 vjeç, pronar i furgonit të linjës Sarandë-Tiranë thotë se kush ofron shërbim të mirë për pasagjerët, do t’i rezistojë tregut. “Furgonët vitet e fundit preferohen shumë pasi janë të shpejtë, nuk sorollaten në rrugë dhe ofrojnë më shumë cilësi”, mendon Çakalli

. “Pasagjeri preferon të paguajë 200 apo 300 lekë më tepër dhe të mbërrijë në destinacion për një kohë më të shkurtër, se sa të udhëtojë me autobusët me orë të tejzgjatura”, thotë ai. Një muaj më parë, gazetari nga Saranda, Kostandin T., tregon se në zbritje të Qafë Muzinës, në drejtim të Gjirokastrës, autobusi pësoi një defekt dhe 45 pasagjerë për pak sa nuk rrezikuan jetën.

“Shoferi ishte krejtësisht i paaftë. Zoti na ruajti”, pohon Kostandini dhe shton se, sikur të mos mjaftonte me kaq, pasagjerët u detyruan të qëndrojnë në të ftohtin e natës në pritje të riparimit të defektit.

“Transporti publik në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Administratorët e shërbimit urban nuk kanë respekt për pasagjerët”, thekson Kostandini, i cili shton se tashmë ka ardhur koha që shteti të rishikoj ligjin “Për transportin publik”.

“Për të udhëtuar nga Saranda drejt Tiranës duhet 12 mijë lekë të vjetra, ku rregullorja parashikon të kundërtën. Biletat me numër serie, pothuajse nuk i njohim.

“Kam udhëtuar drejt Greqisë, por atje shërbimi ndryshon. Autobusët nisen dhe ndalojnë vetëm në destinacion. Pasagjeri i pajis me bileta përpara se të nisen, madje edhe biletën e sigurimit të jetës.

Emrat e pasagjerëve shënohen në një listë të veçantë, që në rast fatkeqësie policia të arrijë t’i identifikojë në kohë sa më të shkurtër personat. Kjo duhet të ndodh edhe në Shqipëri”, thekson Kostandini. Ndërkohë, në qytetet kryesore të Shqipërisë kanë filluar të merren masa për drejtuesit e furgonëve me targa të bardha.

Dje ka nisur aksioni i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në Shkodër, Korçë, Fier dhe Berat. Janë ndaluar vetëm ata drejtues mjetesh që nuk kanë licencë për të ushtruar aktivitetin e transportit të qytetarëve.

Ndërkohë drejtuesit e këtyre mjeteve po e kërcënojnë këtë aksion me grevë urie. Kjo masë është marrë vetëm një ditë pasi ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se do të ndalohej transporti i pasagjerëve

me anë të mjeteve 8+1 nga furgonët e palicencuar, ndërsa e drejta për të transportuar pasagjerë do t'u njihet vetëm furgonëve taksi, me targa të verdha, të licencuar për transportin e qytetarëve.

MTI: Bllokojmë vetëm furgonët e palicencuar

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës reagoi dje përmes një deklarate për mediet lidhur me aksionin për bllokimin e furgonëve, apo siç njihen ndryshe automjeteve taksi (8+1). Në njoftimin për mediet, ministria sqaroi edhe arsyet e ndërmarrjes së këtij aksioni, i cili ka ngjallur reagime të ashpra, si te drejtuesit e furgonëve, ashtu edhe tek opozita. Sipas ministrisë, qeveria synon që të rrisë standardet e sigurisë rrugore për qytetarët.
Furgoni ecën më shpejt, por kokën e ke në “thes” PRROTEESRA%20E%20FURGGGO
Nisur nga numri i madh i aksidenteve, qeveria ka vendosur që t’i japë fund mjeteve të transportit të palicencuara dhe që drejtohet nga drejtues të pacertifikuar. Gjithashtu, qeveria synon që të t’u japë fund konkurrencës së pandershme në transportin ndërurban dhe dëmtimit të dhjetëra operatorëve të licencuar për të kryer këto shërbime.

Ministria thekson se aksioni bëhet në kuadër të modernizimit të transportit ndërurban, përmes krijimit të kushteve të parashikuara edhe nga ligji për transportet. “Nisma e qeverisë synon të luftojë evazionin dhe të krijojë formalizimin e sektorit të transporteve.

Pjesë e kësaj nisme është edhe përmirësimi i infrastrukturës së stacioneve të autobusëve. Në thelb, nisma e qeverisë mbron qytetaret, jetën dhe xhepin e tyre nga abuzuesit; mbron përdoruesit e ligjshëm e të

licencuar të mjeteve, investimet e kujtdo që punon në këtë sektor me dokumentacion të rregullt, si edhe lirinë dhe të drejtën e zhvillimit të sektorit, përmes konkurrencës së ndershme që jep siguri dhe garanton progres”, shkruan deklarata.

Protestat

Drejtuesit furgonëve në Shkodër, Korçë dhe Berat zhvilluan dje një zinxhir protestash, duke kërcënuar edhe me grevë urie.

Protestat erdhën pas aksionit të policisë, e cila është e vendosur që të bllokojë aktivitetin e mjeteve taksi (8+1) që operojnë pa licencat përkatëse. Protesta nisi që në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Shkodrës dhe më pas vijoi edhe në disa qytete të tjera.
Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi