Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SEKRETI I LUMTURISË Empty SEKRETI I LUMTURISË

Wed 4 May 2011 - 15:57






SEKRETI I LUMTURISË



Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër? Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush për- plot besim? Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore,nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh? Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga të ashtuquajturat sëmundje të PASHËSHRUESHME e dikush, pa asnjë sëmundje, është i sëmurë? Pse disa femra jetojnë për mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnë në mjerim? Pse...





Thuhet: njeriu i ka një milion probleme. Jo. Njeriu është krijuesi i problemeve të veta, prandaj, ndihmoje njeriun të qendërzohet – problemet shuhen e tejkalohen.

Moti është thënë se: 1) Nuk ka jetë pa VUAJTJE; 2) Nuk ka vuajtje pa SHKAK; 3) Nuk ka shkak që nuk mund të TEJKALOHET.

Pse nuk ka jetë pa vuajtje dhe cilët janë shkaktarët e vuajtjes?


Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton të drejtën të jetojë i shëndetshëm, shumë i pasur, i hareshëm dhe shumë i lumtur. Këto janë gjendje normale. Ndërkaq, sëmundja, varfëria, mërzia dhe mjerimi janë gjendje abnormale, SËMUNDJE MENTALE, që ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thënë: do të vijë dita kur edhe sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative).

Të gjitha librat e vjetra të besimeve fetare thonë: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tënde. Pse? Sepse Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet!

Të gjitha krijesat të tjera në planetin tokë e kanë skicën gjenetike, janë esenca të fikësuara – janë të detyruara ta ndjekin vetëm skicë gjenetike dhe asgjë tjetër nuk mund të ndryshojnë: zogu duhet të jetë vetëm zog; lulja vetëm lule; peshku vetëm peshk; molla vetëm mollë dhe asgjë tjetër.

Njeriu e ka LIRINË e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Në pëlhurën e bardhë të jetës, me dëshirën tënde, me dorën tënde, mund ta shkruash fjalën MJERIM dhe tërë jetën do ta kesh të mjerë dhe, poashtu, në pëlhurën e bardhë, me dorën tënde, me dëshirën tënde, mund ta shkruash fjalën LUMTURI dhe tërë jetën do ta kesh të lumtur. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.

Prandaj nuk ka jetë pa vuajtje, sepse në njeriun gjenden shkaktarët e vuajtjes. E ku gjendet, atëherë, mundësia për tejkalimin e shkaktarëve të vuajtjes? Përgjigjen do ta them në vazhdim.





CILËT JANË FAKTORËT QË IA MUNDËSOJNË NJERIUT ECJEN NË RRUGËN E BUKUR TË LUMTURISË?





FAKTORI I PARË dhe FAKTORI themelor i jetës është: BESIMI me BINDJE të thellë, që përshkon tërë qenien e njeriut.

(Shihni veçantitë e individit. T'i marrim vetëm tri veçanti që i ka pranuar hetuesia botërore: gjurmët e gishtit, nënshkrimin dhe aromën e trupit. Secili njeri që merr letërnjohtim, kudo në botë, duhet t'i le gjurmët e gishtit. Mbi 6 miliardë banorë i ka bota dhe askund nuk mund të gjenden dy njerëz të njëjtë, me veçantitë identike. Të gjithë i takojnë gjinisë njerëzore, por asnjë nuk është i njëjtë. Ky është argumenti i parë se secili njeri ka ardhë në botë – jo të bëhet kopje e dikujt, sepse bota s'ka nevojë për dy njerëz të njëjtë, por të jetë vetë origjinali, ta kryejë një detyrë madhore dhe të shndërrohet në bjeshkë krenare të suksesit e të lumturisë).

E pse nuk bëhemi bjeshkë krenare të suksesit e të lumturisë, por dështojmë dhe hamë për drekë e darkë vuajtje e dështim? Sepse na mungon besimi i thellë me bindje të plotë.

(Edhe derisa po i lexoni këta rreshta, ju po mendoni më vete: kjo që po thotë ky njeri, mos është tepër e bukur për të qenë e vërtetë?)

Prapë pse?

Trupi i njeriut përbëhet mbi 75% nga uji. Vlera e njeriut varet nga temperatura e brendshme e përbërësit kryesor të trupit të njeriut. Pra: nga temperatura e ujit në njeriun. Kjo është një alkimi e brendshme që, patjetër, duhet ta kuptojmë sa më thellë që të mundemi.

GJENDJA E PARË: Kur temperatura e ujit është nën zero, uji shndërrohet në akull, njeriu është i vdekur. Në polin e veriut, në akullnaja, nuk ka jetë ose është një jetë e pavlerë. Kjo është gjendja pa jetë e njeriut me temperaturë nën zero.

GJENDJA E DYTË: Kur njeriu gjendet me temperaturë të rëndomtë, pra në gjendjen e ujit të zakonshëm, (e kjo është GJENDJA jonë e përgjithshme), ligji themelor i ujit të zakonshëm është: të rrjedh teposhtë, të mbushë zbazëtësirat dhe t'i nivelizojë ato. Pikë për pikë sipas këtij ligji vepron edhe njeriu që ka temperaturën e ujit të zakonshëm: me shumë dëshirë ecë teposhtë, si uji; me shumë dëshirë bën punë të lehta e të liga; me shumë dëshirë i beson të keqes e të shëmtuarës; madje gëzohet kur të tjerët bëjnë punë të liga dhe, atyre shëmtive, iu beson dhe ato i nderon, sepse ecja teposhtë është shumë e lehtë; nuk BESON ME BINDJE në asgjë, sepse po të besojë do të detyrohet të merr rugën e mundimshme, thikë përpjetë, që, natyrisht, është rrugë që kërkon impenjim.

GJENDJA E TRETË: Kur rritet temperatura e ujit mbi 100 shkallë, uji vlon dhe shndërrohet në AVULL. Avulli nuk e ka rrugën e ujit – teposhtë, por ka drejtim tjetër: me lehtësi shkon thikë përpjetë. Por, kur shtohet temperatura edhe më shumë, uji i shndërruar në avull ka fuqi ta vejë në lëvizje edhe lokomotivën e trenit dhe të tërheq edhe shumë vagona të rëndë. Kjo gjendje arrihet me besim të vërtetë, me BESIM E BINDJE çilen qendrat e energjisë. Këto qendra e shtojnë energjinë, temperaturën e motivimit dhe, nga dy gjendjet e mëparshme krijohet gjendja e tretë, kryesorja, kur thjesht e shkurt: arrihen caqet më të larta të qëllimeve në jetën njerëzore në tërësinë e saj.

NË KËTO TRI GJENDJE uji dhe njeriu janë të njëjtë: edhe akull, edhe ujë, edhe avull është e njëjta përbërje: H2O! Por CILËSIA dhe FUQIA e tij ndryshojnë tërësisht:

prej gjendjes së ngurtë, të pajetë, deri në gjendjen kur edhe trenin e ve në lëvizje.

Përmes kësaj alkimie të brendshme qartësohen gjendjet kur: dikush ecë zbathur nëpër prush me 800 gradë temperaturë dhe nuk digjet; kur dikush (në rast rreziku) këcen murin e lartë dy metra e të nesërmën habitet me vetveten; kur dikush, në aksidente të ndryshme, ka arritur të mbahet vetëm me dy gishta, dhe, ata dy gishta, kanë pasë forcë ta mbajnë tërë trupin; kur dikush i kundërvihet gravitacionit dhe e sfidon (rasti i fundit: para Shtëpisë së Bardhë në Amerikë, njeriu qendronte në meditim me orë – një metër mbi tokë, pa asnjë mbështetje, në ajër).

Më këtë alkimi qartësohen edhe sukseset mahnitëse të studentëve, të aktorëve, të sportistëve, të shkenctarëve, të shkrimtarëve, të piktorëve... e, sidomos, fitimet materiale të biznismenëve ose më saktë: të aristokracisë ekonomike, që prekin kufijtë e të pabesueshmës si Rokfeleri, Karnegia, Sorosi e të tjerë.

Apo kur sëmundjet e ashtuquajtura të pashërueshme, me një mashtrim të vogël të falltorit -shërohen si në lojë. (Çka përdorë falltori për shërim: dhe të varrit, flokë, thonjë, plumb e hiçgjëra të tjera. Merrni këto heçgjëra që njëmend janë një hiç, dhe dërgoni në laborator: a përmbajnë vitamin C, a janë antibiotikë? Janë ZERO vlerë. E, megjiatë, dikënd e shërojnë. Kush e shëron? Vetëm besimi dhe asgjë tjetër.)

Këto tri gjendje, pa asnjë mësues e metodë speciale, në formë të natyrshme krijohen vetvetiu në tri raste dhe, këto raste i keni përjetuar shumica prej jush: tek të DASHURUARIT (a ka pengesë që e ndalë në rrugë të dashuruarin për të arritur tek caku?), në rast rreziku nga VDEKJA (mijëra raste, sidomos gjatë luftës, kur fuqitë e panjohura në njeriun kanë bërë mrekullinë); dhe në rast të FRYMËZIMIT të fuqishëm (te shkrimtarët e mëdhenjë, tek humanistët, luftëtarët dhe sidomos tek shkencëtarët krijues).

Shkruan: Daut DEMAKU
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi