Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

BE, 109 miliardë euro Greqisë  Empty BE, 109 miliardë euro Greqisë

Fri 22 Jul 2011 - 13:10
Me një paketë prej 109 miliardë eurosh i është përgjigjur Europa krizës së borxhit grek,që rrezikonte të shembte gjithë Eurozonën.

Marreveshja qe kane arritur udheheqesit europiane per shpetimin e Greqise, përmban per here te pare edhe pjesëmarrjen e kreditoreve private dhe te bankave, qe do të japin më shume se 37 miliardë euro. 30 miliarde te tjera do te sigurohen nga privatizimet dhe 42 miliardë nga vendet e Eurozones dhe FMN.

Ashtu sic theksoi kryeministri Papandreu, marreveshja e 21 korrikut, redukton borxhin e Greqise me 26.1 miliardë euro ose me 12% te GDP.

"Tashme kemi nje program, nje pakete dhe vendimet qe krijojne nje rruge te qendrueshme per Greqine, një menaxhim të qëndrueshëm të borxhit për Greqinë. Dhe kjo nuk nenkupton vetem financimin e një programi, por perben edhe nje lehtesim te madh per popullin grek", tha Papandreu.

Ne menyre specifike, sipas deklaratave qe ka bere Papandreu ne konferencen e shypit,marreveshja dyfishon deri ne 40 vjet kohen e shlyerjes se borxhit,jep mundesi te riblerjes se bonove greke nga tregu sekondar përmes mekanizmit të përkohshëm te ndihmes EFSF,lehteson me 3 miliardë euro ne vit koston e pageses se kredive deri ne vitin 2016,redukton ne 3.5 nga 4.2 % normen e interesit te paketes se ndihmes prej 110 miliard euro,siguron likuiditetin e sistemit bankar te Greqise.Ashu sic kane theksuar ne konferencen e perbashket te shtypit Manuel Barroso, Van Rompuy dhe Jorgos Papandreu me kete plan specifik sigurohet qendrueshmeria e borxhit grek dhe keto vendime jane nje garanci per te ardhmen e Greqise.Madje kryetari i Komisionit Europian ka bere fjale per nje plan “Marshall” te tipit europian per Greqine.

"Kishim nevoje per nje pakete te besueshme,tani kemi nje te tille.Perballon me se miri edhe shqetesimin e tregjeve edhe te qytetareve.I pergjigjet gjithashtu problematikes se gjithe shteteve anetare te zones se euros", tha Barroso.

Ndërsa Herman van Rompuy thotë se "kur udheheqesit europiane thone se do te bejne gjithshka cfare kerkohet per te shpetuar Eurozonenen , ata e bejne vertet".

Papandreu ka cilesuar si nje ceshtje te dores se dyte faktin se si do ta konsiderojne agjencite e vleresimit te kredidit kete marreveshje,ndersa edhe Jean Claude Triset ka thene se nuk behet fjale per nje eveniment financiar apo falimentim.Pavaresisht nga rritja e bursave europiane diten e enjte, e verteta eshte se syte e te gjitheve jane drejtuar tashme nga tregjet financiare duke pritur pergjigjen e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi