Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grabitën biznesmenin dhe i prenë veshin, arrestohet një grua në Tiranë Empty Grabitën biznesmenin dhe i prenë veshin, arrestohet një grua në Tiranë

Mon 5 Sep 2011 - 15:06
TIRANE – Lajmifundit – Një grua e shpallur në kërkim për bashkëpunim në vjedhjen me dhunë të një biznesmeni në periferi të Tiranës. Sipas policisë, dje në mesditë nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë, bëri të mundur ekzekutimin e masës se sigurimit për shtetasen Rudina Engjell Prifti 32 vjec, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë.Policia tha se ndalimi i kësaj shtetaseje u bë për arsye se kjo shtetase ka qenë e shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet të Rënda Tiranë me Vendimin Nr.226 dt.03.12.2010, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurimit personal “Arrest në Burg”, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Akuza e ngritur ndaj gruas në fjalë ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur më 9 maj 2010 në lagjen Kodra e Priftit në Tiranë. Bashkë me shtetasen Rudina Prifti, të akuzuar oër vjedhjen janë edhe shtetasit Xhovalin Hasani dhe Fatmir Quni.Sipas hetimeve, vjedhja ka ndodhur ne daten 9 maj 2010 ne lagjen Kodra e Priftit ne Tirane e konkretisht ne shtepine e shtetasit A.Prifti. Rreth ores 02:30 minuta dy persona te armatosur me arme zjarri pistolete dhe te maskuar me maska e doreza kane hyre ne banesen e biznesmenit trekateshe dhe nen kercenimin e armeve i kane kerkuar shumen prej 70.000 eurosh qe mendohej qe ky person kishte te fshehur ne banesen e tij. Pasi kane mbajtur nen kercenimin e armeve A.Priftin dhe nenen e tij D.Prifti dy personat kane arritur te marrin ne banesen e demtuarit shumen prej 3850 eurosh si dhe 35.000 leke te reja para shqiptare qe i demtuari i kishte lene ne portofolin e tij. Pasi kane vjedhur sendet dy autoret jane larguar. Nga deklarimet e bera nga te demtuarit pervecse hidhej drite mbi ngjarjen jepeshin detaje ne lidhje me rrethanat dhe personat qe kishin dijeni per posedimin ne banesen e A.Priftit te nje shume te konsiderueshme eurosh te cilat i kerkonin me insistim dy autoret e grabitjes thuhet ne dosjen e prokurorise e cila sakteson se dy personat e kane kercenuar dhe dhunuar biznesmenin se nese nuk i jepte parate do te vritej. Ata kane mbajtur peng dhe gjymtuar ne vesh biznesmenin A.Prifti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi