Konflikti në Koplik, vritet në pritë 45-vjeçari, plagoset edhe djali
Wed 7 Sep 2011 - 14:30
SHKODER – Një shtetas 45-vjerçar është vrarë sot pas një konflikti në qytetin e Koplikut në Malësi të Madhe të Shkodrës. Shtetasi Xhevdet Metaj, 45 vjeç, banues në Koplik, ka gjetur vdekjen në orët e para të së martës në Spitalin Ushtarak të Tiranës.Vrasja ndodhi mbrëmjen e të hënës, kur djali i viktimës, shtetasi Erion Metaj, 18 vjeç, është përfshirë në një konflikt me një 21-vjeçar nga i njëjti qytet, Kopliku.I riu ka shkuar tek xhaxhai i tij dhe i ka treguar për konfliktin që ka pasur me djalin e viktimës. Xhaxhai i të riut, Rasim Haxhija, 45 vjeç, banues në Koplik dhe i ka treguar për konfliktin që ka patur.Pasi ka marrë vesh për këtë konflikt, Rasim Haxhija me armë zjarri ka shkuar tek kryqëzimi ku ndahen rrugët drejt Hanit të Hotit dhe Koplikut të Sipërm.Babë e bir janë qëlluar me armë zjarri katër herë duke mbetur të plagosur ndërsa më pas, 45-vjeçari ka gjetur vdekjen.Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij disa orë pas ngjarjes ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, pistoletë tipi TT, së bashku me një krehër me 3 fishekë, me të cilën autori ka kryer krimin.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi