Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thinjat varen nga ju Empty Thinjat varen nga ju

Wed 7 Sep 2011 - 15:09
A e keni ditur se një e treta jonë nis të thinjet para se të mbushë tridhjetë vjet. Kjo ndodhë për shkak të mungesës së melaninës, e cila u jep ngjyrë flokëve; sa më shumë plakemi, më pak e prodhojmë atë.

Është e natyrshme që flokët të thinjen, por nga stili i jetës suaj varet nëse do të nisë zbardhja e flokëve tuaja para kohës. Ja dhjetë këshilla që do t;ju ndihmoj[në ta shtyni atë ditë:

Thinjat varen nga ju Plake-300x228
Shmangni stresin

Stresi është nj[ri nga shkaqet më të mëdha për zbardhje të hershme të flokëve dhe po ashtu shkakton edhe plakje më të shpejtë. Relaksohuni sa më shpesh dhe krijoni më shumë kohë për vete. Bëhuni pozitiv, mësoni të thoni JO, dhe mbylleni derën e tualetit për më shumë qetësi.

Ndalni duhanin


Është vërtetuar shkencërisht se pirja e duhanit shkakton plakjen e hershme të organizmit. Hapi i parë le të jetë braktisja e kësaj shprehie të dëmshme. Pas kësaj do t’ju përmirësohet qarkullimi i gjakut, që do të ulë numrin e flokëve të zbardhura.

Merrni lëngje

Pakësoni sasinë e kafës e të alkoolit dhe pini më shumë ujë. Shmangni ushqimet me shumë mëlmesa, meqë ato shkaktojnë dehidrimin dhe pakësojnë lagështinë që pengon depërtimin e materieve ushqyese deri te folikula e qimes.

Më shumë bakër

Ndonjëherë flokët thinjen për mungesë bakri në ushqim. Merrni multivitamina çdo ditë, meqë shumica e tyre përmbajnë këtë mineral. Disa nga ushqimet e pasura me bakër janë spinaqi, fasulja, laboda, jami, mishi, manaferrat, ananasi, shega, bademet, farat e kungullit…

Më shumë jod

Ushqimet e pasura me jod përfshijnë karotën dhe spinaqin. Shumë persona nuk marrin sasi të mjaftueshme jodi përmes ushqimit, për këtë arsye turruni në këto perime.

Më shumë proteina

Dieta me masë deri në dietën e lartë proteine ka rëndësi vitale për trupin tuaj, duke përfshirë edhe shëndetin e lëkurës dhe të flokëve. Merrni mish pa dhjam, siç janë mishi i bibës dhe i zogjve dhe përpiquni të balanconi proteinat me hidrokarburet.

Flini

Gjumi i mirë do t’ju ndihmojë të relaksoheni, mbushni bateritë dhe ulni nivelin e stresit.

Merrni vitamina B12

Mungesa e vitaminës B12 shkakton të thinjurit e hershëm. Hani ushqime të pasura me këtë vitaminë, siç janë vezët, djathi, babanet, peshku, mishi i qengjit…

Përmirësoni qarkullimin

Qarkullimi i mirë i gjakut kanë rëndësi të madhe për parandalimin e zbardhjes së flokëve. S’ka kuptim të merrni të gjitha ato vitamina dhe minerale nëse ato nuk arrijnë deri në lëkurën e kokës dhe flokë. Për të përmirësuar qarkullimin bëni ushtrime rregullisht dhe bëni masazh lëkurës së kokës me majat e gishtave 5-10 minuta në ditë.

Bima kineze

Për bimën e popullarizuar kineze me merin He Shou We ose Fo-ti, besohet se pengon zbardhjen e flokëve. Emri i saj në kinezishte do të thotë “flokëzi” dhe lidhet me legjendën sipas së cilës fshatari që kishte përdorur këtë bimë kishte gjithmonë flokët e zeza, duke i ri dhe vital. Atë mund ta siguroni përmes chineseherb.co.uk. gazeta jone

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi