Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeni veshë llaposh.....!!!! Empty Qeni veshë llaposh.....!!!!

Fri 9 Sep 2011 - 0:15
Qeni në foto është regjistruar në librin e rekordeve Guinness si qeni me veshët më të gjatë në botë. Ky qen jeton në Boulder të Kolorados në SHBA, ndërsa kur ishte këlysh veshët e gjatë i shkaktonin telashe të mëdha. Pronarja e qenit, Jenifer Wert, thotë se kur ka qenë këlysh ajo shpesh i ndihmonte të zbriste shkallët pasi veshët e mëdhenj i pengonin të shihet poshtë. Por tash qeni me emrin Harbour është në gjendje të ecë pa problem përveç kur del në shëtitje në park. “Makinat ndalen menjëherë në rrugë dhe afrohen për të bërë ndonjë foto”, thotë Jenifer. Zyrtarët e Guinnessit matën veshët e Harbourit dhe vërtetuan se veshi i tij i djathtë është i gjatë 31.1 centimetra, ndërsa ai i majti 34.3 centimetra. Vetëm veshët e tij për së gjati tejkalojnë gjatësinë e njeriut më të shkurt në botë, Junrey Balawing, nga Filipinet, i cili është i gjatë vetëm 59 centimetra. Veshët e gjatë të kësaj race qensh nuk rriten për të dëgjuar më mirë por për të marrë erë më mirë.


Qeni veshë llaposh.....!!!! 300167_279059818772113_141388129205950_1276483_124018705_n
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi