Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A jemi frikacake ne shqiptaret? Empty A jemi frikacake ne shqiptaret?

Fri 9 Sep 2011 - 15:00
Po ju sjell nje artikull te lexuar dhe marre nga gazeta Shekulli:

TË GJITHË KANË FRIKË!
Presidenti (dhe deputetët) ka frikë të bëjë atë që mendon

Në kabllogramin e datës 9 janar 2009, dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për Departamentin Amerikan të Shtetit, firmosur nga zv.ambasadori Stiven Kristina, (material konfidencial që mund të deklasifikohet vetëm pas 1 gushtit të vitit 2018) shkruhet mes të tjerash:

“…Topi tha se PD do ta sulmojë egërsisht në rast se vendos veton kundër ligjit të lustracionit duke pretenduar se ai ka marrë informacione se aktivistë të PD-së do të nxirren në demonstratë kundër tij dhe do të godasin presidencën me gurë. Topi pretendon se edhe pse ka shumë aleatë brenda PD-së në Parlament, asnjë nuk do të votojë pro vetos së tij në rast se vendos të bllokojë ligjin. Ai tha se deputetët e PD-së do të ndjekin kryeministrin Berisha dhe do të kundërshtojnë Topin sepse kanë frikë se Berisha do ti lërë jashtë listave zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Edhe Topi vetë shprehu frikën se në mënyrë të përsëritur se në rast se vendos veton kundër ligjit, PD do të nisë një sul ballor kundër tij që do të përfshijë edhe një fushatë diskredituese…”.

Drejtori i policisë Burgaj ka frikë të bëjë detyrën

Në kabllogramin e datës 25 nëntor 2009 dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë Departamentin Amerikan të Shtetit, firmosur nga Ambasadori Xhon Uidhers dhe klasifikuar si “material konfidencial”, thuhet mes të tjerash:

“…Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshillimi i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit…

Por një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane. Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, por ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin. Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn. Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Por Burgaj na saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha, pasi ka qenë truproja i tij. Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrat e Kuliçajt….”

Shefi i Shtabit dhe shefi i KLD kanë frikë për jetën…

Në një kabllogram të publikuar nga Wikileaks, i cili i përket datës 20 qershor 2009, dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për Departamentin Amerikan të Shtetit, firmosur nga ambasadori Xhon Uidhers dhe klasifikuar si “material konfidencial që deklasifikohet pas 18 qershor 2018” – thuhet mes të tjerash:

“Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, kërkoi një takim me ambasadorin… Në takimin e 17 qershorit, ai shpjegoi se gjatë gjysmës së dytë të projektit, (në dhjetor 2007), ai foli me ministrin Mediu lidhur me shqetësimet e tij mbi presionet direkte me telefon nga “një djalë i ri”, i cili më vonë u konfirmua se ishte Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit. Ai i kishte bërë presion që të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec dhe këtë gjë ta kryente pa vonesa! I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO. Ai i kishte dorëzuar të gjitha informacionet dhe dokumentet zyrës së prokurorëve, përveç informacionit në lidhje me djalin e Berishës. Për këtë ai tha se nuk ishte i sigurt të fliste. Ambasadori i shpjegoi se hetimi i prokurorisë mund të ishte i suksesshëm vetëm nëse ata që dinin gjëra të thoshin të vërtetën. Hoxha pranoi që në interes të drejtësisë ai duhet të fliste, por nuk konfirmoi që do ta bënte një gjë të tillë. Hoxha tha se shumë të tjerë kishin dijeni për këtë informacion.. Ky është rasti i dytë ku një zyrtar shpreh shqetësimin e thellë dhe frikën e madhe për jetën dhe karrierën e tij, gjatë një takimi me ambasadorin. (E para ka ardhur nga zv.kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu.) Disa prova të jashtme konfirmojnë variantin e Hoxhës…”.

Gjergj Bojaxhi etj në PD, kanë frikë të dalin hapur…

Në një kabllogram të datës 20 nëntor 2008 dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për Departamentin Amerikan të Shtetit, material konfidencial që deklasifikohet pas 12 gushtit 2019, mes të tjerash shkruhet:

“…Fakti që Berisha e mban partinë me dorë të hekurt nuk ka ndaluar njerëz brenda PD-së që të ëndërrojnë një ditë pa Berishën, edhe nëse kjo do të thotë që partia të humbasë keqas zgjedhjet. Gjergj Bojaxhi, Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it i ka thënë Ambasadës se edhe pse është mbështetës i PD-së, “në mënyrë intelektuale” ai shpreson për një humbje të PD-së verën e ardhshme si të vetmen mënyrë për të larguar Berishën nga kreu i partisë dhe për t’i hapur rrugën drejtuesve të rinj. Bojaxhiu e përshkoi perspektivën e PD-së si të zymtë në aksin Tiranë-Durrës. Bojaxhiu ka parashikuar se fitorja e PD-së në zgjedhje do të ishte një gjë e keqe për të ardhmen e partisë, pasi do të zgjaste qëndrimin e Berishës në krye të partisë dhe do të shtynte reformat që i nevojiten aq shumë kësaj partie….”

Bahri Shaqiri dhe Ina Rama kanë frikë..

Kreu i SHISH do tërhiqej po mos mbështetej nga amerikanët, të cilët e konsiderojnë “mik” dhe bëjnë gjithcka për të mos i hapur rrugë oreksit të Berishës për të gllabëruar edhe SHISH-in e shumëdëshiruar. . Dhe pas tij do tërhiqej edhe Ina Rama. Edhe ajo, me një mal dosje në tavolinë, ka frikë të përballet.

Në një kabllogram të datës 27 janar 2010 me titull “Berisha kërkon polici të re sekrete” dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për Departamentin e Drejtësisë në Uashinton dhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar në NATO, klasifikuar si material sekret që deklasifikohej pas 27 janarit 2020, shkruhet mes të tjerash:

“Në fillim të janarit kryeministri Berisha futi një draft të ri për ndryshime në ligjin për Shërbimin inteligjent shqiptar. Ka pasur shumë pak diskutim publik për këtë ligj shqetësues. Ambasada ashtu si edhe ekspertët ligjorë të Bashkimit Europian kanë riparë ligjin dhe kanë shprehur shqetësime serioze për mundësinë e abuzimit me të… Kjo nuk është hera e parë që qeveria Berisha është përpjekur që të vërë nën varësi SHISH dhe ti japë rolin e spiunazhit të brendshëm.

Në 2005 Berisha propozoi një ligj që të bashkojë SHISH në Ministrinë e Brendshme, por u tërhoq pas këmbënguljes së ndërkombëtarëve. në vitin 2006, Berisha montoi publikisht një fushatë për të shkarkuar Drejtorin e SHISH Shaqiri. Pas këtyre përpjekjeve të dështuara, Berisha kohët e fundit është përpjekur që të shkatërrojë fuqinë e SHISH duke i dhënë agjencive të tjera të drejtat e përgjimit dhe duke prerë fondet për SHISH…

Për më tepër, ndryshimet do të lejojnë Berishën që të përdorë SHISH për të spiunuar rivalët e brendshëm politikë dhe për të shantazhuar ndonjë politikan. Informatat e mbledhura mund të përdoren për ryshfet ose grabitje. Në takimin e 27 Janarit me ambasadorin Uidhers, Presidenti Topi shprehu gjithashtu shqetësimin e tij të thellë për këtë projektligj, duke thënë se të kujton Sigurimin e frikshëm të epokës komuniste.

Burimet kanë konfirmuar se drejtori aktual i SHISH Shaqiri, një mik i qeverisë amerikane dhe një profesionist, ka të ngjarë të hiqet dhe zëvendësohet me një mik i Berishës - diçka që mund të ndodhi brenda pak ditësh. Kjo do të shkaktojë një valë efektesh, ku pjesa më e madhe e stafit të SHISH, do të zëvendësohen nga hileqarët e politikës me pak përvojë në inteligjencë. Të tjerë kanë vënë në dukje edhe lidhje të ngushta mes Shaqiri dhe Prokurorit të Përgjithshëm Ina Rama. Ata besojnë se nëse Shaqiri shkarkohet, Ina Rama gjithashtu ka të ngjarë të japë dorëheqjen…”.

Kreu i opozitës ka frikë

Edi Rama përmendet në dhjetëra kabllograme konfidenciale të Wikileaks. Ish-ambasadori Withers dhe diplomatë të tjerë të kësaj Ambasade në raportimet e tyre përmendin për Ramën togfjalësha si “mungesë vizioni”, “mungesë strategjie”, konfuzion etj. Përmbledhtazi ata konstatojnë se Rama nuk kishte një platformë politike, por e ndërronte kredon e aksionit politik disa herë. Pse? Pse ka frikë Edi Rama ti çojë në fund aksionet politike? Pse këto para-marsh e mbrapa-kthehu kaq të shpeshta? Përgjigja është sërish në raportimet e kolegëve të tij në Ambasadë.

Njëherë Blushi, njëherë Majko, shumë herë Islami, e plot të tjerë, në bisedat e tyre konfidenciale në Ambasadë rrëfejnë ato që nuk ia thonë kurrë publikut. Nga bisedat e tyre kuptohet që në një periudhë Rama ka frikë se humbet kreun e PS-së, ka frikë se humbet Bashkinë, e më pas ka frikë se i ngrenë ndonjë padi. Pastaj ka frikë nga ndërkombëtarët.. Si gjithë klasa politike mjerane e Shqipërisë ai e mbështet karrierën e tij tek ambasadorët jo tek lëngata e popullit që e voton. “Po ti thoni ju që të tërhiqet nga bojkoti, ai tërhiqet menjëherë, – i thotë p.sh., ky Blushi i PS ambasadorit.

E kështu me radhë sfidë pas sfide, frikë pas frike, opozita arriti në gjendjen e sotme, në “rrugën” e sotme që vrasësi i 21 janarit e quan “rruga normale e opozitës”. Kreu i saj harron papritur gjithçka ka ndodhur deri më sot dhe thotë që populli duhet të ngrihet vetë.. Ndërsa amplifikatorët rreth tij nisin të përhapin tezën që “ky popull nuk bën”. Gjithë këta burra nga Presidenti dhe kreu i opozitës e deri te shefa ushtrish e institucionesh që kanë frikë.. Kanë pushtet dhe shumë prej tyre, edhe pasuri. Dhe prapë kanë frikë “të ngrihen”. Përkundrazi, thonë që duhet “të ngrihet” fukarai që mezi i mbijeton muajit dhe mizerjes. Sa qesharake.. Dhe sa trishtuese në të njëjtën kohë.


Pyetja e temes time neshtrohet ne baze te ketij artikulli qe sapo solla me siper...
Kujt ia kam bere kete pyetje dikujt, nje njeriu pak te shkolluar, me ka thene: "Trimat i ka marre lufta" ... dhe pershtypja qe me beri ne fjaline e tij ishte e thena e foljes ne kohen e kryer...
Popull frikacak nuk jemi... por jemi popull qe nuk ka arritur te krijoje kulturen e kurajos civile...
Tek e tek te marrim gjak ne vetull, edhe per nje gervishtje makine... por para njeriut me pushtet rrime sust... Migjeni e kishte pikasur karakterin grotesk te malsorit legjendar qe nuk ulej para xhandarit ne prefekture.
Me vjen ne mendje shprehja e Robert M. Hutchins: "The death of democracy is not likely to be an assassination from ambush. It will be a slow extinction from apathy, indifference, and undernourishment."


A jane qeveritaret tane frikacak?
A jemi ne nje popull frikacak?
Apo eshte me teper apatizem se frike... dembelizem dhe mungese aspiratash... ?


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi