Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan  Empty Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Sun 11 Sep 2011 - 19:07
Itali, 11 shtator, NOA – Një grua e re është rrahur nga burri i saj për shkak të një konflikti për ushqimet. Gruaja, një praktikante myslimane ka refuzuar që të ushqehej me mishin e derrit, por burri i saj e ka detyruar duke e rrahur atë deri në gjakosje. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Bitroit, në provincën e Barit dhe dy protagonistët janë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinjë.
Mediat italiane shkruajnë se pas një debati të përhershëm në lidhje me ushqimin, burri 39-vjeç ka dhunuar gruan e tij 30-vejçare, duke i kërkuar asaj të ushqehej me mish derri.
Ajo që e bënë edhe më të rëndë ngjarjen është se dhuna është ushtuar në prani të djalit dy vjeçar të çiftit.
Më pas, një prej fqinjëve ka njoftuar policin e cila ka mbërritur brenda pak minutash. Burri është arrestuar për dhunë të përsëritur. Gruaja 30-vjeçare tha në polici se është dhunuar disa herë gjatë kohëve të fundit. Padi është bërë dhe ndaj prindërve të burrit 39-vjeç për mos denoncim të dhunës. Ndërsa gruaja është shtruar në spital.
Sipas mjekëve, dëmet e marra në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit e detyrojnë të qëndrojë rreth 20 ditë në spital. Për aresye etike, policia italiane nuk ka publikuar emrat e personave të përfshirë në ngjarje.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi