Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Keibler e dashuruar marrëzisht Empty Keibler e dashuruar marrëzisht

Sun 11 Sep 2011 - 20:11
Keibler e dashuruar marrëzisht Stacy-keibler-300x225Pasi në festivalin e filmit në Venecia, George Clooney ishte paraqitur pa të dashurën e tij të re, ishte spekuluar se lidhja e tyre ka marrë fund.

Pasi Stacy Keibler nuk ishte pranë tij në këtë festival, mediet kanë shkruar se romanca e tyre ka përfunduar, por miqtë e tyre e demantojnë këtë, duket thënë se lidhja e tyre po lulëzon.

Sipas një burimi të paemëruar, çifti i cili lidhjen e ka filluar këtë verë, po kënaqet në dashurinë e tyre.

Stacy, ish-garuese në “Dancing with stars” dhe një ish-mundëse, këtyre ditëve ka pozuar në kostume të larjes në Los Anxhelos, ndërsa në pyetjet e gazetarëve rreth George-it, ajo nuk është përgjigjur.

“Njerëzit që më njohin e dinë se unë mund të përshtatem në çfarëdo situate. Mund të përgatitem për mbrëmje me shoqe, por gjithashtu edhe të pi birrë me djem. Gjithmonë jam e lumtur”, ishin fjalët e saj.

Por një shoqe e saj thotë se ajo është e çmendur pas aktorit dhe mezi pret që të jetë në shoqërinë e tij, sa herë që këtë ia mundëson koha. “Ajo çmendet pas tij. Është e dashuruar marrëzisht në të dhe lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze”, ka thënë ky burim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi