Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ina Rama “lë në klasë” politikën, prokuroria 30 % femra Empty Ina Rama “lë në klasë” politikën, prokuroria 30 % femra

Mon 12 Sep 2011 - 15:48
Rregullin qw nuk e ka përmbushur politika me numrin e grave ne parlament dhe ne poste drejtuese, e ka përmbushur Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama.Ajo pati sot një takim me Znj. Song Xiuyan, Zv/presidente e Federatës së Grave Kineze, e cila po zhvillon një vizitë në vendin tonë në krye të një delegacioni. Ina rama beri te ditur ne kete takim se 30 per qind e administrates se prokurorise shqiptare jane femra. Në takimin që u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ishte i pranishëm edhe Ambasadori kinez në Tiranë, Z. Wang Junling.Duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë dhe nivelin e lartë të këtij delegacioni, Znj. Ina Rama u shpreh se hapja e Shqipërisë në rrugën e demokratizimit ka tregues të saj dhe faktin se femrat shqiptare po zenë një vend gjithnjë e më të dukshëm e aktiv në shoqëri si dhe përfaqësohen në detyrat më të larta shtetërore. Vetëm në Prokurorinë Shqiptare, sot mund të thuhet se rreth 30% e prokurorëve në detyrë janë femra të cilat kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe të kualifikuara profesionalisht.ë vijim, Znj Ina Rama bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë Shqiptare duke e vënë theksin te angazhimi i këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të grave, në fenomenet negative të dhunës në familje apo në abuzime të ndryshme. Ky angazhim i plotë nga ana jonë, në ushtrim dhe të funksionit tonë kushtetues, është një kontribut që femra të jetë e mbrojtur jo vetëm për vendin e saj në shoqëri por edhe në familje.
Znj. Song Xiuyan, Zv/presidente e Federatës së Grave Kineze, pasi falenderoi për mikpritjen, shprehu kënaqësinë e takimit më Znj. Ina Rama, si kryeprokurorja e pare në historinë e Shqipërisë. Duke iu referuar kalendarit kinez, Znj. Song Xiuyan, shpjegoi se sot është dita e bashkimit familjar, ndaj kjo është një vizitë e veçantë. Ajo shprehu admirimin e saj për rolin e prokurorisë në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe më tej bëri një panoramë të punës dhe objektivave të Federatës së Gruas Kineze, si një ndër organizatat më të mëdha të grave në botë, në mbështetje të grave në karrierë, në punë, bisnes dhe në fushën e shëndetësisë dhe të arsimimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi