Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

3 mije shqiptare vdesin ne vit nga duhani   Empty 3 mije shqiptare vdesin ne vit nga duhani

Wed 14 Sep 2011 - 22:32
3 mije shqiptare vdesin ne vit nga duhani
Studimi më i fundit mbi përdorimin e duhanit në Shqipëri tregon se 40% e tyre janë konsumues, ndërsa në një vit, 3 mijë shqiptarë vdesin nga duhani. Studimi është bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili jep të dhëna tronditëse mbi vdekshmërinë në vend si pasojë e përdorimit të duhanit apo edhe qëndrimit në ambiente ku konsumohet duhan.

Sipas specialistëve, 18-20 për qind e vdekjeve në vend i atribuohen duhanit. Shifrat alarmante që janë bërë publike nga specialistët e ISHP-së, që janë të dhëna për vitin 2009. Ky studim është bërë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, raportoi Gazeta Shqiptare./ G Shqiptare

3 mije shqiptare vdesin ne vit nga duhani   1315989430-cigarja_elektronike
Cigarja elektronike ndihmon ne lenien e duhanit

Cigarja elektronike ndihmon në pakësimin apo në eleminimin e duhanpirjes në 55 të rasteve. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Katanias, në Itali. Studimi ka monitoruar ndryshimin e sjelljes së 40 duhanpirësve. 32.5% e tyre në javën e 24-të ka pakësuar me 50% numrin e cigareve të pira në ditë. Për përgjegjësin e studimit Riccardo Polosa, cigaret elektronike mund të ndihmojnë në lënien e duhanit. Testet e fundit për vaksinën anti-duhan Një vaksinë për të ndërprerë duhanin mund të mbërrijë shumë shpejt në farmaci.

Aktualisht është duke përfunduar faza e fundit e eksperimentimit, e provuar në 1 mijë pacientë, e vaksinës “NicVAX” e prodhuar nga “NABI Biopharmaceuticals”. Nëse rezultatet do të shfaqeshin pozitive, Food and Drug Administration mund të aprovojë shitjen e vaksinës.

“NicVAX”, shkruan Scientific American, e mëson organizmin e duhanpirësit që të sulmojë nikotinën që kapet nga antitrupat e prodhuara nga duhanpirësi i vaksinuar. / Shqiperia

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi