Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Lushnje, i larguari nga banesa gjendet i vdekur, dyshohet për vetëhelmim Empty Lushnje, i larguari nga banesa gjendet i vdekur, dyshohet për vetëhelmim

Sun 18 Sep 2011 - 13:03
Një person është gjetur i vdekur sot në Lushnje. Sipas policisë, viktima është identifikuar të jetë shtetasi Edison Leshi nga Libofsha e Fierit.Ai është gjetur nga kalimtarët e rastit ndërsa ditën e djeshme kishte ikur nga banesa.
Kufoma është gjetur në një kanal në fshatin Gradisht, të Lushnjes.Nga të dhënat e para dyshohet se viktima mund të jetë vetëhelmuar me fotoksinë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë u dërgua në morgun e rrethit të Fierit, ku do i nënshtrohet ekspertizës.
Disa ditë më parë, në bregun e lumit Vjosë është gjetur nëj tjetër kufomë e seksit mashkull. Sipas uniformave blu, mësohet se trupi është i të moshuarit 72-vjeçar, Islam Bregut, banor i fshatit Frakull të rrethit të Fierit. Viktima rezultonte i zhdukur prej 3 ditësh.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi