- VizitorVizitor
Del Boske: Do t`ia besoja Guardiolës kombëtaren e Spanjës
Sun 18 Sep 2011 - 13:24
Trajneri i Spanjës, Visente del Boske, ka deklaruar se do të dëshironte ta shihte trajnerin e Barcelonës si pasardhës të tij në drejtim të kombëtares. “Pep Guardiola ka talent dhe aftësi për ta drejtuar skuadrën kombëtare”, ka thënë Del Boske.
Ai më tej ka folur për bilancin e arritur nga skuadra e tij në kualifikimet për Euro 2012, të cilin e ka quajtur të përkryer, teksa ka rikujtuar se Spanja ka fituar në gjashtë ndeshjet e deritashme. Megjithatë, Del Boske, ka thënë se e brengos fakti se si ta ruajë ‘urinë’ e skuadrës për fitore.
“Ajo që më shqetëson më së shumti është mënyra se si ta ruajmë motivin e skuadrës pas fitimit të titullit të kampionit botëror”, ka shtuar Del Boske. Tutje përzgjedhësi spanjoll ka thënë se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin me Federatën spanjolle dhe për këtë arsye ka refuzuar ofertat shumëmilionëshe të Çelsit dhe Interit para dy muajsh. “Gjëja më e rëndësishme është që të jeni të lumtur me punën të cilën e bëni. Lumturia nuk mund të blihet me para”, ka përfunduar Del Boske.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi