Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojtarë gay në kombëtaren italiane Empty Lojtarë gay në kombëtaren italiane

Thu 14 Jun 2012 - 13:33
Lojtarë gay në kombëtaren italiane 16237d1339657617-lojtare-gay-ne-kombetaren-italiane-gazetari-cecchipaoneGazetari italian, Alessando Cecchi Paone, i njohur për prirjet e tij seksuale, ka rrëfyer në një emision radiofonik në Itali se në kombëtaren italiane ka homoseksualë, madje ai kishte patur raporte intime me njërin prej tyre.

“Kam patur një marrëdhënie me një lojtar të kësaj kombëtareje dhe ai më ka thënë se ka edhe të tjerë ndaj e di që janë edhe dy të tjerë”, deklaroi gazetari.

Më tej ai hedh dritë duke shtuar se trajneri Prandelli e di se cilët prej lojtarëve të tij janë homoseksualë, duke lëshuar më pas tre emra, që sipas tij janë lojtarët “metroseksualë” në kombëtaren axurre, Giovinco, Montolivo dhe Abate.

Gazetari i njohur ka kritikuar më pas Cassano-n për qendrimin e tij kundër dhe “e ka ftuar atë për drekë për t’i sqaruar se nuk ka asgjë të keqe të kesh shokë skuadre persona gay.

Debati mbi lojtarët homoseksualë në kombëtaren italiane u hap pas një deklarate të sulmuesit italian, Cassano i cili pyetjes së një gazetari nëse ka në mes të axurrëve futbollistë homoseksual, iu përgjigj: Shpresoj që jo!

Top-Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi