Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Padia, kuptimi I saj dhe llojet e saj  Empty Padia, kuptimi I saj dhe llojet e saj

Thu 22 Sep 2011 - 13:34
Padia eshte e drejta e personit qe ben pretendimin per tu degjuar, mbi themelimin e ketij pretendimi ne menyre qe gjykata te shpalle ate bazuar ose jo. Padia I jep te drejte pales tjeter kundershtare per te diskutuar mbi themelimin dhe bazueshmerine ne ligj te ketij pretendimi. Padia ngrihet vetem kur personi ka interes te ligjshem ne njohjen ose rrezimin e nje pretendimi. Nuk mund te ngrihet nje padi nga nje person qe I mungon zotesia per te vepruar. Personi qe abuzon ne te drejten per te ngritur padi duke qene I ndergjegjshem per pathemeltesine ose pazbatueshmerine ne ligj te saj, ose perdoret mashtrimi, mund te denohet me gjobe 50000 leke, pa llogaritur shperblimin e demit qe mund te kerkohet. Kerkespadia shkruhet ne gjuhen shqipe dhe duhet te permbaje:

- Gjykaten perpara se ciles paraqitet kerkesa.

- Emrin, atesine, mbiemrin, vendbanimin ose vendqendrimin e paditesit e te paditurit dhe te personave qe perkatesisht I perfaqesojne ata, kur ka te tille.

- Percaktimin e objektit te kerkese padise:

Tregimin e fakteve, rrethanave, dokumentave, mjeteve te tjera provuese dhe se drejtes mbi te cilat mbeshtet kerkesepadia,

- Kerkimin e paditesit,

- Vleften e padise ne rast se objekti eshte I vleresueshem.

I padituri ka te drejte te paraqese kunderpadi, kur kerkimi I kunderpadise ka lidhje me ate te padise, ose kur midis tyre nuk mund te behet kompesim. Ajo mund te paraqitet deri sa ska perfunduar hetimi gjyqsor dhe I nenshtrohet te gjitha rregullave te caktuara per ngritjen e padise. Kur te metat e kunderpadise nuk plotesohen ne afatin e caktuar nga gjykata, ajo mund te shqyrtohet vecmas.

Paditesi gjate hetemit gjyqsor ka te drejte te ndryshoje shkakun ligjor te padise. Ai edhe pa e ndryshuar shkakun ligjor te saj, mund te shtoje, pakesoje ose te ndryshoje objektin e padise. Me kerkesen e paditesit, gjykata lejon marrjen e provave per sigurimin e padise, kur ka arsyje te dyshohet se ekzekutimi I vendimit per te drejtat e paditesit do te behet I pamundur ose I veshtire. Sigurimi I padise lejohet kur:

- Padia mbeshtet ne prova me shkrese.

- Paditesi jep garanci ne masen dhe llojin e caktuar nga gjykata per demin qe mund ti shkaktohet te paditurit nga sigurimi I padise.

/DrejtesiaShqiptare/



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi