Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trafikuan 3.4 kg heroinë, turku e dy shqiptarë arrestohen në Tiranë e Korçë Empty Trafikuan 3.4 kg heroinë, turku e dy shqiptarë arrestohen në Tiranë e Korçë

Sat 24 Sep 2011 - 15:27
Tre persona janë arrestuar nga policia shqiptare në një aksion antidrogë në Tiranë dhe në Korçë.Shtetasi turk Vehbi Alioglu së bashku me dy shqiptarët Abdullah Kili dhe Edmond Gerxhani kanë rënë në pranga me akuzën e trafikut të heroinës.Trafiku i heroinës, një turk e dy shqiptarë arrstohen në Tiranë e KorçëZëdhënësja e policisë së shtetit Laura Totraku tha se operacioni anti-drogë ka arrestuar 2 shtetas shqiptarë dhe një turk. Aksioni është zhvilluar në qarkun Korçë dhe Tiranë, ku dhe është bërë i mundur arrestimi i këtyre tre shtetasve, të cilët akuzohen për mbajtje dhe trafikim të lëndëvenarkotike. Në kuadër të këtij operacioni, policia ka sekuestruar 3 kg e 400 gramë lëndë narkotike, të dyshuar heroinë.
Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, në një deklaratë për shtyp, ka deklaruar se është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 38-vjeçarit Edmond Bërxhani, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve, kapja dhe arrestimi i 21-vjeçarit, Abdullah Kili i dënuar më parë për shitje e mbajtje të lëndëve narkotike. Po ashtu në kuadër të këtij operacioni anti-drogë, policia ka kapuar dhe arrestuar shtetasin turk, Vehbi Alioglun, me banim në Tiranë.

“Forcat e policisë organizuan punën për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve, të cilëve iu gjet 3 kg e 400 gramë, lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Operacioni është zhvilluar në qarqet Korçë e Tiranë. Dje në pikën kufitare të Kapshticës është ushtruar kontroll në automjetin e drejtuar nga Edmond Gërxhani, të cilit iu gjet dhe sekuestrua 2 kg lëndë narkotike e dyshuar heronië. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet e sekuestrua një pistoletë tip zastava, të cilën ky shtetas e mbante pa leje”, informoi zëdhënësja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi