Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cfare janë ujërat termale? Empty Cfare janë ujërat termale?

Sun 25 Sep 2011 - 13:03
Cfare janë ujërat termale?


Uji termal i cili përdoret shume për fytyrën i bën shume mire gjithë lëkurës. Ja vlerat e tij

Uji termal është ai ujë qe qarkullon poshtë tokës. Ai është gjithmonë ne kontakt me gurë te ndryshëm dhe del ne sipërfaqe ne formën e një burimin termal. Ky ujë është i pasur me minerale dhe obligo-elemente. Te pastër nga natyra këto ujera kane secila përbërjen e tyre te veçante ne baze te vendit ku ato kane kaluar dhe ne baze te kripërave minerale qe përmbajnë. Ne baze te këtyre te fundit ato ndahen ne: ujera me shume bikarbonat, sulfat, sulfur apo klor.

Vlerat e këtyre ujërave


Ujërat termale janë shume te mira kundër dhimbjeve te reumatizmes, problemeve me tretjen, problemeve me frymëmarrjen por edhe ndaj atyre te lëkurës. Mund te pihen por edhe mund te merren me ane te lëkurës (mund te përdorim kremra, spry-e, etj). Mbi lëkuren këto lloj ujerash kane si qellim kryesor te qetësojnë irritimet apo skuqjet dhe te zbutin lëkuren. Sipas disa prodhuesve te markave me te njohura ( Vichy, La Roche Possay, Avène, etc) këto ujera shërbejnë edhe kundër ekzemave, rrezeve te forta te diellit, alergjive te ndryshme, plagëve, etj. Te gjitha këto fale mineraleve siç është dhe seleniumi. Rekomandohen për lëkura te ndjeshme dhe intolerante.femina.al


Keto jane disa nga ujrat termale qe ndodhen ne Shqiperi
Llixhat e Permetit
Foto:Ida



Cfare janë ujërat termale? 263437_2034133704021_1564546192_2097242_1711591_n
Kjo eshte Llixha per kurimin e reumatizes dhe semundjeve te brendshme organike
(Veshkat ,Melçia )


Cfare janë ujërat termale? 254954_2034134704046_1564546192_2097243_2963919_n

Cfare janë ujërat termale? 254153_2034135984078_1564546192_2097245_1089639_n
Llixha per kurimin e te gjitha infeksioneve te lekures (Llixha e vogel ,kurativ per kokrrat ne trup

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cfare janë ujërat termale? Empty Re: Cfare janë ujërat termale?

Sun 25 Sep 2011 - 13:05
Cfare janë ujërat termale? Wellness
Shume interesante dhe pak info tjera
Turizmi shëndetësor është njëra prej formave dhe potecialeve të shumta të turizmit.
Një tjetër aspekt i rendësishëm janë qendrat e ujrave termale të cilat janë prezente në Shqipëri duke ofruar akomodim dhe shërbime të tjera.
Mund të përmendim ujërat termale të Bilajt, në Fushë Krujë, të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, të cilat kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Për tu përmendur janë dhe llixhat e Elbasanit, ujërat e së cilës kanë vlera të larta terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut, lëkurës. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar që nga periudha romake.

Gjithashtu dhe burimet e ujërave termale të Bënjës kanë vlera të veçanta për trajtimet e lëkurës. Lixhat e Peshkopisë përmbajnë kalium dhe sulfate, efektet e të cilave trajtojnë sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes, reumatizmat, sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjinekologjike. Ujrat termalë të Vronomeros në Leskovik, banjat e avullit të Postenamit, si dhe ujrat kurativë të pijshëm siç janë Kroi i Bardhë në komunën e Selitës në Mirditë, Kroi i Nënës Mbretëreshë në parkun kombëtar të Qafë Shtamës etj.


BURIMET E UJERAVE TERMALE KURATIVE NE SHQIPERI

1 - Burimet e ujërave termale të Biljat pranë Fushë-Krujës.

Këto janë burime termale, të cilët ndodhen më pranë kryeqytetit. Ato gjenden në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit. Janë ujëra të pasura sulfurore me lëndë minerale si: Ca, Na, K, Fe, Mg etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë C.
Këto të fundit kanë efekte kurative mbi probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Duhet të përmendim se këtu është ngritur një qendër e re dhe bashkëkohore rehabilitimi, e quajtur "Qëndra Kurative Ibrahim Kupi". Kjo qendër ofron shërbimet e akomodimit, ushqimit, shërbimin e specializuar të stafit mjekësor etj.

2 - Llixhat e Elbasanit

Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.


3 - Burimet e ujërave termale të Bënjës

Këto burime gjenden 14 km larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 km larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Janë gjithsej 6 burime. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temepratura e këtyre ujërave është, 26 - 32 gradë C. Njëri burim shërben për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave me përmbajtje biokarbonatike është bërë që prej vitit 1964. Në këto burime nuk ka hotele dhe shfrytëzimi bëhet në mënyrë ambulatore.

4 - Burimet e ujërave termale të Vronomeros

Këto burime gjenden 10 km në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Temperatura e ujërave është nga 29 - 40 gradë C. Këtu ofrohet akomodim modern me staf të specializuar mjekësor, si dhe me shërbim hotelerie.

5 - Llixhat e Peshkopisë

Ndodhen pranë qytetit veri lindor të Peshkopisë. Ato burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 - 43,5 gradë C dhe me një prurje prej 14 litra/sek. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike.
Krahas këtyre burimeve, në Shqipëri gjenden burime ujërash të pijshëm me efekte pozitive për shëndetin, siç është burimi i "Kroit të Bardhë" në Komunën e Selitës në rrethin e Mirditës, (i njohur për kurimin e gurëve në veshka) si dhe banjat e avullit të Postenanit pranë Leskovikut.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi