Buzët e plota, një dëshirë e shumë femrave
Sun 25 Sep 2011 - 22:13
Buzët e plota, përpos që janë joshëse, na bëjnë edhe që të dukemi më të reja. Por, çfare të bëjmë nëse nuk kemi buzë të tilla, si Angelina Jolie apo Scarlett Johansson? Mos u brengosni, ekzistojnë disa mënyra! Ekzistojnë shumë mënyra për të bërë buzët më të plota, qoftë me intervenime të kirurgjisë plastike, apo edhe me disa truqe të kozmetikës
Injektimet
Ekzistojnë substanca kimike që mund të injektohen në buzë, për t’i bërë ato të duken më të plota, si psh Restylane dhe Juvederma. 'Injektojmë produktin në buzë, duke evituar skajet e buzëve, meqë aty mund të formohen gunga’, thotë mjeku Tracy Mountford, nga klinika amerikane “Cosmetic Skin Clinic”. 'Thartira hialuronike është e mrekullueshme, i bën buzët që të duken më të plota dhe një gjë e tillë zgjatë 6 muaj deri në 1 vit’. Mbushjet e kolagjenit përdoren gjithnjë e më pak për mbushjen e buzëve, meqë zgjasin më pak, gjithsej disa muaj.
Implatantet
Një zgjidhje më e qëndrueshme, Permalip, injektohet në formë të ‘filler’-it, derisa silikoni përdoret si implatant. Implantatet janë mjaft efikase, por e meta e tyre është se hiqen me vështirësi, nëse pacienti dëshiron ta kthejë pamjen e mëparshme. Edhe pse shpesh quhen zgjidhje e përhershme, as ato nuk qëndrojnë më shumë se 5 vjet.
Injektimi i yndyrës
Merren yndyrat nga barku, apo kofshët dhe injektohen në buzë. Në këtë mënyrë, përdoret indi i vetë personit, në vend të substancave të huaja. As kjo nuk është zgjidhje e përhershme, meqë me kalimin e kohës, buzët vijnë duke u shterur.
Shkëlqyesi që i ‘frynë’ buzët
Bëhet fjalë për produktin kozmetik i cili buzëve u jep jo vetëm shkëlqyes, por përbërësi i tij, kapsikum, që është ekstrakt i specave djegës, i bën ato që të bymehen. Pra, efekti është sikur po t’i lyenit buzët me spec djegës, përpos që nuk shkakton dhembje të madhe.
Preparatet ‘anti-ageing’
Bëhet fjalë për preparatet duke filluar nga shkëlqyesit e deri te kremrat, për të cilët thuhet se i zvogëlojnë rrudhat dhe, me kalimin e kohës, bëjnë që buzët të duken më të reja. Ato përmbajnë thartirë hialuronike dhe/ose kolagjen. Këto produkte nuk kanë veprim të menjëhershëm, por veprimi i tyre vërehet më vonë.
Truqet e grimit – deri te buzët e përsosura për një kohë të shkurtë
Para vënies së buzëkuqit, duhet të bëni pilingun e buzëve, gjë që nënkupton fërkimin e lehtë të tyre me brushë dhëmbësh, për të larguar shtresat sipërfaqësore të tyre, që përmbajnë qeliza të vdekura. Pas pilingut, vini pak pudër, më pas vizatoni buzët me laps, e tek tani mund t’i lyeni ato me buzëkuq.
shqiperia.com
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi