Statujë dylli për gruan-vampir
Mon 26 Sep 2011 - 16:30
Maria Cristerna është e njohur për brirët e titaniumit të vendosura në kafkë, dhëmbët e mprehtë dhe tatuazhet e shumta që i mbulojnë trupin.
Por tashmë, “gruaja-vampir” do të jetë në gjendje të trembë me pamjen e saj edhe brezat e ardhshëm sepse për të do të bëhet një statujë dylli.
Punimi, që do të jetë një kopje reale e 35-vjeçares meksikane, do të ekspozohet në muzeun ‘Rippley’s Believe It Or Not’, në Florida (SHBA).
Skulptori Bruce Miller u shpreh: “Kisha vështirësi me kokën e saj për shkak të brirëve. Gjithashtu ishte vështirë edhe të vizatoje edhe një herë tatuazhet e saj që i ka në të gjithë trupin.”
Maria, e cila është martuar që në moshën 17-vjeçare, ka rrëfyer se filloi të bënte tatuazhe pas viteve ku ishte viktimë e dhunës nga ana e ish-bashkëshortit.
Përsa i përket brirëve që ka implantuar në tru, ajo thekson se janë një simbol force dhe i ka vënë pa anestezi.Top Chanel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi